Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Të varfrit dhe të gjorët
– fukarai vel mesakin –
Zoti i Lartëmadhëruar në Kur’an thotë:
“Nuk ka dyshim se zekati (sadakaja) u takon të varfërve, të gjorëve…” (Et-Tevbe, 60)
Zoti i Madhëruar disa i ka dalluar me pasuri, disa me dituri, disa me shëndet. Disa i ka dalluar me profesione, ndërsa të gjithë njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin. Vetëm se duhet pasur parasysh se për çdo ndihmë që njeriu i bën tjetrit Zoti e shpërblen, ndërsa për ndihmën të cilën Zoti e ka parapa me i ndihmua tjetrit dhe nuk i ndihmon, atëherë Zoti e ndëshkon dhe e dënon. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar në një ajet kur’anor thotë:
“Dhe në pasurinë tuaj keni obligim të caktuar (zekatin) për lypsët dhe nevojtarët”.
Po ashtu edhe në një ajet tjetër thotë:
“Dhe i ushqejnë me ushqim për dashurinë që kanë ndaj Tij (Allahut) të gjorët, jetimët dhe robërit”.