Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Të ngarkuarit në borxhe
– gariminë –
Gariminë quhen ata të cilët kanë marrë borxh, mirëpo kur ka arritur afati i kthimit nuk kanë pasur mundësi me pagua borxhin.
Për këtë arsye sheriati Islam kujdeset që ata sa më shpejtë ta paguajnë borxhin dhe ka parapa zekatin me ia dhënë atyre që sa më shpejt me la borxhin dhe me vazhdua jetën normale.
Duhet pasur parasysh se secili mund të ketë borxhe, por borxhet mund të lahen, dhe secili mund të merr borxh për profit tregtie, ndërtimi, etj.
Pra “Garim” (i ngarkuar me borxh që s’ka mundësi me e la) është ai i cili i ka marrë borxh dikujt, mirëpo përpos Nisabit (85 gr. ari) që e ka në veten e tij nuk ka pasuri tjetër dhe nuk mund ta lajë borxhin. Pa marrë parasysh a ka borxh shumë apo pak, me rëndësi është që prej zekatit të cilin e merr me la borxhin.
Shartet të cilat duhet t’i plotësojë ai i cili meriton zekatin si i ngarkuar në borxh (Garim) janë:
Që borxhin të cilin e ka marrë t’i ketë skaduar afati i kthimit dhe patjetër duhet që ta lajë;
Që borxhin që e ka marrë ka qenë për qëllime që janë të lejuara në islam (jo për alkool, bixhoz etj.);
Që borxhin që e ka marrë të jetë për atë vit, jo për vitin tjetër (pra, jo për vitin e ardhshëm).
Muhamedi a.s. ka bërë lutje, dhe neve na ka mësuar të lutemi: “O Zoti im, unë kërkoj mbrojtje nga pamundësia e larjes së borxhit”.