Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Përfitimi i zemrave
– muelefetu kulubuhum –
Muhamedi a.s. në një hadith thotë:
“Duaje të dashurin në masë se ndoshta një ditë mund të bëhet i urryer dhe urreje të urryerin në masë se ndoshta një ditë mund të bëhet i dashur”.
Në shoqërinë islame mund të ketë pabesimtar, mirëpo Islami është fe e tolerancës, dashurisë dhe bamirësisë, për këtë arsye ka parapa që edhe jomuslimanit me i dhënë pjesë nga zekati me qëllim që të përfitohet zemra e tij dhe ta pranojë islamin. Kjo tregon se islami është fe që ia do të mirën çdo kujt.
Muhamedi a.s. i ka dhënë Safvan ibni Umejjit nga pasuria e fituar në luftën e Hunejnit edhe pse nuk ishte musliman.
Po ashtu zekati i jepet edhe muslimanit i cili e ka pranua islamin, mirëpo imani i tij është ose i dyshimtë ose i dobët. Islami e ka parapa me i dhënë pjesë të zekatit kësaj kategorie vetëm me tregua sinqeritetin që ka ndaj çdo muslimani.
Po ashtu zekati i jepet edhe jomuslimanit i cili mundet me ju bë keq muslimanëve, kështu që me dhënien e zekatit mundet të zbutet zemra e tij dhe së paku ai mos me i dëmtua muslimanët. Këtu bën pjesë tubimi i zekatit për me iu dhënë udhëheqësve jomusliman që gjatë luftës kanë zënë rob musliman dhe janë pengje të luftës.
Kështu që me zekat paguhen udhëheqësit jomusliman për me i lirua pengjet musliman të luftës.