Përçarësi

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Përçarësi

 

Tregohet se një njeri e ka parë se si një rob shitej dhe tek ai rob nuk vërejti asnjë të metë, përpos që ishte përgojues dhe përçarës. Ai  nuk e konsideroi si ndonjë të metë të madhe, dhe e bleu. Pas shumë e shumë ditësh, sa qëndroi robi përgojues, i thotë bashkëshortes së zotërisë të tij: “Zotëria im, pra burri yt, dëshiron të të martojë me një burrë tjetër, sepse ai nuk të dashuron. Nëse dëshiron që të të dashurojë, të ketë simpati ndaj teje dhe të mos e bëjë një gjë të tillë, atëherë kur të jetë fjetur, hiqja disa qime nën mjekër dhe mbaji ato qime me vete. Ajo thotë: “Unë do ta bëjë atë që po më thua, kështu që vendos për t’ia hequr qimet kur ai të bjenë të flejë. Pastaj ai – përgojuesi shkon te burri i saj dhe i thotë: “Zotëria im, bashkëshortja jote ka një dashnor, dhe ka vendosur për të të hequr qafesh. Nëse nuk më beson, sonte bëhu sikurse je duke fjetur dhe vërtetoje. Ajo vjen sonte me zhilet për të të prerë në qafë”. Zotëria i besoi fjalëve të tij. Kur u bë natë, ai bëhet sikur po fle, kurse gruaja e tij e merr zhiletin dhe shkon për t’ia heqë qimet nën mjekër, pra në qafë. Ai e vëren dhe thotë me vetvete se robi paska pasur të drejtë. Kur ajo ia vendos zhiletin në qafë për t’ia heqë qimet, ai ngrihet, ia merr zhiletin dhe e pret në fyt bashkëshorten e vet. Kur familja e saj shkon dhe e shohin të mbytur, e mbysin bashkëshortin dhe për këtë shkak filloi lufta mes dy familjeve.

Kështu ka ndodhur prej robit përçarës!

Lini një koment