Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Nëpunësit e tubimit të zekatit
– amilijne alejha –
Zekati është institucion shoqëror.
Për zekatin patjetër duhet të ekzistojë ministria e zekatit. Ministria e zekatit në kuadrin e saj ka:
- Sektorin për tubimin e zekatit dhe
- Sektorin për shpërndarjen e zekatit.
Sektori për tubimin e zekatit organizon çështjen e llogaritjes së zekatit; sa i takon pronarëve me dhënë zekatin, si duhet llogaritur kohën e dhënies së zekatit dhe mënyrën e dhënies së zekatit.
Sektori për shpërndarjen e zekatit organizon çështjen e atyre të cilët janë më meritor për dorëzimin e zekatit, sa u nevojitet atyre, kur u nevojitet atyre në bazë të rregullores së rrethanave shoqërore.
Për këtë arsye profesionistët dhe punëtorët të cilët harxhojnë mund dhe kohë në tubimin dhe shpërndarjen e zekatit në formën më të mirë u takon edhe atyre një pjesë e zekatit të tubuar. Vetëm se duhet pasur parasysh se ministri i zekatit dhe punëtorët duhet të jenë besnik dhe të sinqertë sikurse Musa a.s. dhe Jusufi a.s.:
“Ai (Jusufi a.s.) i tha (mbretit): Më emëro ministër të magazinave të tokës dhe financave se vërtet unë jam i ditur (dhe profesionist për këtë çështje) dhe jam sigurues (i mallit)”. (Jusuf, 55)
“Zekati nuk i takon familjes së Muhamedit a.s.”. (Transmeton Muslimi, marrur nga hadithi i Mutalib ibn Rebia)