Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Në rrugë të Allahut
– fi sebililah –
Ka njerëz të cilët luftojnë për hir të Allahut, mirëpo nuk kanë mjete materiale.
Rruga e Allahut është rruga stabile, e drejtë dhe e qëndrueshme.
Shpenzimi në rrugën e Allahut përfshin të gjitha shpenzimet në punë të mira dhe në ngritjen e fjalës së Allahut në shkallën më të lartë. Mirëpo në veçanti zekati i takon atyre që luftojnë për hir të Allahut, angazhohen për hir të Allahut.
Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nuk lejohet tubimi i zekatit për ndërtimin e rrugëve, urave, objekteve shkollore, spitaleve. Ngase për ndërtimin e këtyre patjetër duhet shteti islam të gjejë fonde tjera përpos zekatit me i ndërtua, si p.sh. tatimeve, vetkontributeve, etj.
Sasia e zekatit e cila i takon kësaj kategorie është aq sa është e nevojshme për të i përgatitur luftëtarët me ushqim, veshmbathje, përgatitje luftarake, mjete luftarake dhe aq sa u nevojitet atyre në momente të caktuara. Ndonjëherë u takon e tërë sasia e zekatit të tubuar kësaj kategorie nëse është e domosdoshme në momente të vështira dhe në momente të caktuara.