Lirimi i robërve (rikab) 

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"

Lirimi i robërve

– rikab –

 

Në kohërat e lashta ka ekzistua sistemi skllavo-pronar, ka pasur robër të cilët kanë punuar vetëm për pronarët e tyre dhe nuk kanë pasur liri të plotë.

Kur Muhamedit a.s. i ka zbritur Kur’ani, atëherë idhujtarët e Mekes i kanë torturua robërit e tyre pa masë. Kështu ka ndodhë edhe me muezinin e parë në Islam – Bilallin. Pronari i tij, Umeje e torturonte pa mëshirë në mes të shkretëtirës dhe në mes të diellit përcëllues, derisa e bleu Ebu Bekri dhe më pastaj e liroi.

Islami është feja e cila e ka zhdukur robërinë me masa dhe forma të ndryshme. Njëra prej atyre masave është edhe tubimi i zekatit për lirimin e robërve që edhe ata të jetojnë të lirë.

Në kohë të sodit mund të bëhet tubimi i zekatit për lirimin e robërve të luftës apo lirimi i pengjeve të luftës.

Për lirinë e njeriut ka folur edhe Umeri r.a. – Halifja e muslimanëve kur ka thënë:

“Deri kur ju do t’i robëroni njerëzit, ndërsa nënat e tyre i kanë lindur të lirë”.

Për këtë arsye lirisht mund të themi se Islami është feja e paqes dhe lirisë.

Lini një koment