Kurrë mos fol me gramatikë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kurrë mos fol me gramatikë

 

Një leksikolog i thotë birit të tij: “Kur dëshiron të flasësh diçka, në rend të parë analizoji fjalët dhe mendoji mirë, deri sa t’i perceptosh në vetvete, pastaj fol bindshëm”.

Dhe përderisa njëherë ishin ulur, në kohë të dimrit, e zjarri ngrohte, i bie në gacë në xhybe, mirëpo ai (leksikologu) nuk e pa, ndërsa i biri e pa. Por, për një moment heshti, e pastaj i tha: “O baba im! Dëshiroj të të them diç, nëse më lejon?” Babai i thotë: “Nëse është fjalë e drejtë fole”. – “Unë mendoj se është e mirë dhe drejtë”. I Tha: “Thuaje”. Djali i tha: “Unë po shoh diçka të kuqe në xhyben tënde”. – I tha: “Po çka është ajo e kuqe?” – Djali i tha: “Një gacë, e cila ka rënë në xhyben tënde.” Baba e shikon xhyben e tij, e cila veç ishte djegur një cope e madhe. E i tha të birit: “Përse nuk më tregove menjëherë?!”  Djali i tha: “Veprova ashtu siç më the; fillova t’i mendoj fjalët e t’i analizoj, e pastaj të flas bindshëm dhe sigurt. Atëherë babai i tha: “Asnjëherë mos fol me gramatikë!”

Lini një koment