Thesari (Rukaz)

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"

Thesari (Rukaz)

 

Rukaz quhet thesari i fshehur në tokë në të kaluarën dhe kur muslimani rastësisht has në të apo e gjen pas një hulumtimi, ai e ka për obligim që prej atij thesari me dhënë 20 % zekatin.

Argument për zekatin e Rukazit kemi hadithin:

“Në pasurinë e gjetur në brendinë e tokës (Rukazit) jepet zekati 20 % ose një e pesta”. (Buhariu)

Shembull:

Nëse një musliman gjen ari në tokë me vlerë prej 10 000€, atëherë ky musliman e ka për obligim 20 % me dhënë zekat, kështu që veprojmë si vijon:

10 000  :  5  = 2000

Farz për dhënien e zekatit nga thesari është 2000€.

Rukazi nuk ka NISAB, që d.m.th. se sa do e vogël që të jetë vlera e thesarit të gjetur jepet zekati.

Po ashtu në rukaz nuk nevojitet me kalua një vit, por bëhet obligim menjëherë dhënia e zekatit.

 

Lini një koment