Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Zekati i deveve
Nëse numri i deveve është më pak se 5 nuk është farz zekati. Posa të arrijë numri i deveve në 5 e më shumë, atëherë është arritur nisabi dhe është farz dhënia e zekatit:
Në 5 deve jepet 1 dele zekat;
Në 10 deve jepen 2 dele zekat;
Në 15 deve jepen 3 dele zekat;
Në 20 deve jepen 4 dele zekat.