Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i namazit"
Namazi me xhematë
Namazi me xhemat është sunet muekede (i fortë). Argument kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:
“Namazi me xhematë është më i vlefshëm se namazi vetëm për njëzet e shtatë shkallë”. BUHARIU DHE MUSLIMI
Argument kemi ajetin kur’anor:
“Kur të jesh në mesin e tyre dhe ju falë atyre namazin”. (SURETU NISA : 101)
Në një hadith tjetër Muhamedi a.s. thotë:
“Kush pastrohet në shtëpi pastaj shkon në xhami të cilat janë shtëpitë e Allahut për ta kryer farzin prej farzeve të Allahut për çdo hap i fshihet një gabim dhe për çdo hap tjetër i ngrihet një vlerë”.
Kur lejohet mos me u falë me xhematë?
Lejohet për mos me shkua në xhami me u falë me xhematë në këto raste:
– Të ftohtit e fortë ose shiu i fortë apo bora e madhe;
– Kur të jetë baltë e madhe dhe rruga shumë e prishur dhe është errësirë;
– I verbëri i cili nuk ka udhëzues;
– Sëmundja;
– Për shkak të nevojës;
– Kur ushqimi është i përgatitur;
– Kur të jetë njeriu i lodhur për gjumë;
– Nëse përdoret ushqimi me hudhër apo ndonjë ushqim me erë të rendë.