Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i namazit"
Namazi i xhenazes
Namazi i xhenazës është farz kifaje që do të thotë nëse ndonjëri ose disa ia falin namazin të vdekurit tjerët lirohen prej obligimit.
Ndryshe namazi i xhenazës është lutje për të vdekurin.
Në namazin e xhenazës as nuk bimë në ruku as në sexhde dhe as nuk qëndrojmë në uljen e fundit. Namazi i xhenazës fillim e mbarim bëhet në këmbë.
Si të veprojmë në namazin e xhenazes?
– Vendoset kufoma para xhematit;
– Imami qëndron pranë gjoksit të kufomës;
– Xhemati rreshtohen pas Imamit;
– Imami dhe xhemati e bëjnë nijetin;
– Pas nijetit fillon namazi me Tekbirin “Allahu Ekber”;
– Pas tekbirit të parë këndohet “Subhaneke” duke ia shtuar ”ve xhelethenauke”;
– Pas tekbirit të dytë këndohen salavatet;
– Pas tekbirit të tretë këndohet lutja për të vdekurin dhe
– Pas tekbirit të katërt jepet selam.