Vrasësi i 100 njerëzve

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Vrasësi i 100 njerëzve

 

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Para jush ka qenë një njeri, i cili i ka mbytur nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Ai pyet  më të diturin e atij vendi për mëkatin e tij, e ai e shpie te një mistik. Shkon te mistiku, e i thotë: “Kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz, a ka shpresë që të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Jo”. Nga mllefi e mbyt edhe këtë dhe i bën njëqind. Pastaj pyet: “Cili është dijetari më i njohur në botë?” Ia tregojnë dijetarin më të njohur. Shkon te ai dhe i thotë: “Kam vrarë njëqind njerëz. A kam shpresë që të pendohem e të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Po”. Pastaj i thotë: “Ajo çka është pengesë mes teje dhe pendimit është se ti duhet të shkosh në një vend, sepse në atë vend ka njerëz, të cilët e adhurojnë Allahun. Edhe ti adhuroje së bashku me ta dhe mos u kthe më në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Kështu që niset për të shkuar në atë vend. Kur arrin në mes të rrugës e takon vdekja. Atëherë bisedojnë Meleku i mëshirës me Melekun e dënimit. Meleku i mëshirës thotë: “Ka ardhur i penduar, me zemër të orientuar te Allahu i Lartmadhëruar”. Meleku i dënimit thotë: “Ai kurrë nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë punë të mirë”. Një melek në formë njeriu u afrohet atyre. Atëherë vendosin që ai të gjykojë me drejtësi. Ai u thotë: “Mateni gjatësinë në mes dy vendeve dhe shikoni se nga cili vend vendvdekja e tij është më afër”. Kur e masin gjatësinë shohin se ai është më afër vendit, për të cilin ishte nisur. Për këtë arsye e merr me vete meleku i mëshirës”.

(Muttefekun alejhi)

 

Në një rivajet tjetër, i cili po ashtu është sahihë thuhet:

“Ka qenë më afër se vendi i mirë për një  pëllëmbë, kështu që e regjistroi në mesin e banoreëve të tyre.

Në një rivajet tjetër sahihë thuhet se Allahu i Lartmadhëruar e ka frymëzuar që të afrohet te vendbanimi i të mirëve dhe të largohet nga vendbanimi i keq dhe ka thënë: Mateni gjatësinë në mes dy vendeve dhe kur e matën, e panë se ishte për një pëllëmbë më afër vendbanimit të të mirëve dhe e fali.

Nga hadithi përfitohet:

  1. Adhuruesi pa dituri e dëmton veten dhe të tjerët;
  2. Pranimi i pendimit të vrasësit me qëllim. Ky është medhhebi i shumicës absolute të dijetarëve. Dhe kjo është e ligjësuar, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe ata, të cilët nuk i bëjnë shok Allahut dhe nuk i luten të tjerëve përpos Allahut dhe nuk vrasin”, deri te pjesa e ajteit “përpos atyre, të cilët pendohen”.

Ndërsa sa i përket ajteti “Dhe ai, i cili e vret besimtarin me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi ku gjithmonë do të jetë në të”, ka kuptimin se dënimi i tij është xhehenemi, ndërsa prej xhehenemit mund të shpëtojë, e shpëtimi i tij mund të bëhet me formë tjetër kur Allahu e fal.

  1. Ndërprerja e raporteve shoqërore me shokët e këqij, përderisa vazhdojnë të jenë të këqij dhe shoqërimi me të mirët, sepse përfitohet prej
  2. Gjykimi ndaj të ngatërruarve dhe sqarimi i çështjeve për të mos u thelluar armiqësia në mes

Mëkatet, sa do të mëdha të jenë, mëshira dhe falja e Zotit është edhe më e madhe, nëse njeriu pendohet sinqerisht.

Lini një koment