Tregimi i Uvejs Karenijut

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Tregimi i Uvejs Karenijut

 

Muhamed s.a.v.s. ka treguar për Uvejs Karenijun pa e parë fare. Ka thënë: “(Ai është) prej Jemenit, nga qyteti Karen, nga fisi Murad. Babai i ka vdekur, jeton vetëm me nënën dhe sillet shumë mirë me të. Ka qenë i sëmurë nga lepra, por e ka lutur Allahun për shërim dhe e ka shëruar. Nën kraharor i kanë mbetur shenjat sikur të ishin monedha dërhemi. Ai është i pari më i miri  i tabiinëve”. Pastaj i ka thënë Umer bin Hatabit r.a: “Nëse të  vjen rasti dhe ke mundësi ta shohësh, lute që ai të lutet për faljen e mëkateve tua”. Kur Umeri r.a. është emëruar Emir i besimtarëve, haxhilerët nga Jemeni, në sezonin e haxhit, i  pyeste: “A ka në mesin e tyre ndonjë me emrin Uvejs Karenij? I përgjigjeshin: “Jo”. Ai u thoshte: “Po pse nuk e merrni  me vete?” Ata i përgjigjeshin se nuk dinin për vendbanimin e tij. “E ne kemi pak ushqim dhe vetëm një palë rroba.” Umeri u thoshte atyre: “Mjerë për ju, po për të ka folur i Dërguari i Allahut i s.a.v.s., dhe ka thënë: “Nëse ju jepet rasti të takoheni me të, luteni që të bëjë dua për ju (se lutja e tij pranohet). Kështu Umeri për çdo vit e priste Uvejsin.

Dhe ndodh  që një vit  ai  vjen  me haxhilerët  e   Jemenit.

Umeri e takon dhe dëshiroi për ta vërtetuar atë dhe e pyet:

–     Si quheni?

–     Uvejs.

–     Nga cili vend i Jemenit?

–     Nga Karni

–     Nga cili fis jeni?

–     Nga fisi Mural.

–     Si e ke babanë?

–     Babai më ka vdekur, dhe jetoj vetëm me nënën.

–     Si i ka marrëdhëniet me ty?

–     Mundohem të sillem shumë mirë me të?

–     A ke qenë i sëmurë?

–     Po, Kam qenë i sëmurë prej leprës, po e kam lutur Allahun të më shërojë dhe më ka shëruar.

–     A mos të ka mbetur ndonjë gjurmë e asaj sëmundje?

–     Po, nën kraharorin tim kam një shenjë sa monedha e dërhemit, pastaj ia zbuloi nënkraharorin. Umeri pasi ia sheh atë vend, ia puth. Dhe i thotë: “Ti je ai, për cilin ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. të lutesh për mua”.

–     Po, unë të lutem për ty o Emir i besimtarëve?!

–     Po gjithsesi.

–     Umeri vazhdimisht kërkonte prej tij, deri sa u lut për të.

Pastaj Umeri e pyet, se ku do të shkojë dhe çka do të punojë pas sezonit të haxhit.

–     Unë do të shkoj te fisi Murad i Jemenit dhe në Irak.

–     Unë do t’i shkruaj mëkëmbësit të Irakut për ty?

–     Të përbetohem o Emir i besimtarëve, mos vepro ashtu. Më lërë të eci në mesin e njerëzve i panjohur dhe pa ngarkesë prej tyre.

Lini një koment