Namazi Kada (Kaza)

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i namazit"

Namazi Kada (Kaza)

 

“EDA” do të thotë me falë namazin në kohën e tij të rregullt.

“KADA” do të thotë me fal namazin pas kalimit të kohës së tij, me fjalë tjera në kohën e ç’rregullt.

Nëse muslimanit i kalojnë shumë kohë të namazit, ai ka gabuar (mëkatuar), për këtë arsye ai duhet të pendohet dhe duhet ta falë namazin kada (kaza).

Nëse muslimanit i kalon koha e namazit me arsye atëherë nuk ka gabim (mëkat)  si p.sh. frika nga egërsira apo armiku.

Argument për namazin kada është Hadithi i Muhamedit a.s:

“Kujt i humb koha e namazit ose e harron le ta falë kur të iu kujtohet, sepse Zoti i Madhëruar ka thënë: Fale namazin për me më përkujtua Mua”. (MUSLIMI – nga Enesi)

 

Renditja e namazeve kada

 

Nëse gjatë tërë jetës (pos fëmijërisë) nuk kanë kaluar pa i falë më shumë se pesë kohë të namazit atëherë renditja është vaxhib. Ndërsa nëse kanë kaluar më shumë, atëherë renditja nuk është vaxhib.

Lini një koment