Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mosrespektimi i nënës
Tregohet se Avam bin Havsheb r.a. ka thënë:
“Njëherë zbrita në një vendbanim, ku përreth atij vendbanimi ishin varrezat. Ishte koha e pasdites, kur pashë se një varr u hap. Një njeri i vdekur doli nga varri me kokë të gomarit, ndërsa me trup të njeriut dhe palli tri herë. Pastaj hyri në varr dhe u mbyll varri.
Në anën tjetër pashë një grua plakë, e cila thurte rroba. Një grua tjetër më tha: “A po e sheh atë grua plakë?” – I thashë:
“Po çka ka lidhje kjo me atë plakë?!”. – Më tha: “Ajo është nëna e këtij të vdekuri”. “Po si kanë qenë raportet mes tyre?” – Tha: “Pinte alkool dhe dehej. Kur i kalonte dehja, nëna i thoshte: “O biri im! Ruaju Zotit e mos pi alkool!” – Ndërsa ai i thoshte: “Ti nënë po pallë siç pallë gomari”. Pastaj ai ka vdekur pasdite dhe është varrosur pasdite. Për këtë arsye çdo pasdite ngrihet nga varri, pall tri herë dhe prapë kthehet në varr”.