Sexhdetu sehvi

Dr. Musli Vërbani

Sexhdetu sehvi

 

Me lënë një farz prej farzeve të namazit, namazi prishet, andaj nuk lejohet me bë “sehvi sexhde”, por namazin e përsërisim.

Me lënë një sunet prej suneteve të namazit, namazi pranohet, por me shpërblim më të vogël.

Me lënë ndonjë vaxhib të namazit ose me e vonua ndonjë  farz të namazit, atëherë bëjmë “sehvi sexhde”.

Sehvi sexhde do të thotë që në fund të namazit – pasi të japim selam i bëjmë edhe dy sexhde dhe e këndojmë “etehijatin”, “salavatet”, “duatë” dhe e përfundojmë namazin me selam.

Tani do t’i përmendim rastet kur bëjmë sehvi sexhde apo ndryshe kur e harrojmë ndonjë vaxhib të namazit, e ato raste janë:

  1. Mos me e këndua “Fatihan” ose pjesën më të madhe të suretul “Fatiha” në rekatet e para të namazeve farze.
  2. Mos me i këndua tri ajetet e shkurta ose një ajet të gjatë ose surën ose “Fatihan” në rekatet e para të namazeve farze.
  3. Në namazet (farzet) e drekës dhe ikindisë me këndua me zë ose në namazet (farzet) e sabahut, akshamit dhe të jacisë me këndua pa zë.
  4. Mos me qëndrua në uljen (etehijatin) e parë të namazeve tri rekate ose katër rekate.
  5. Mos me këndua Etehijatin në uljen e fundit.
  6. Me harrua e me bë një sexhde në vend të dy sexhdeve, atëherë atë sexhde e bëjmë në fund të namazit dhe prapë bëjmë sehvi sexhde.
  7. Me ra në ruku e pastaj me u ngritë në këmbë me e këndua “Fatihan” dhe “Suren”, e përsërisim atë ruku dhe në fund bëjmë “sehvi sexhde”.
  8. Me e këndua ajetin e sexhdes në namaz e mos me ra në sexhde prej harresës në fund bëjmë sehvi sexhde.
  9. Mos me qëndrua sa duhet në ruknet e namazit ose në mes të rukneve të namazit, si p.sh. në mes të rukusë dhe sexhdes.
  10. Me këndua “suren” para “fatihas” ose me i këndua suret në rekatin e tretë dhe të katërt të namazeve farze ose me këndua suren në rekatin e dytë dhe të tretë të namazeve farze e në të parën jo.
  11. Mos me bë duanë e kunutit (respektivisht duanë) në namazin e vitrit.
  12. Mos me e thënë tekbirin (Allahu Ekber) në namazin e vitrit.
  13. Mos me i thenë tekbirat (Allahu Ekber) ose njërin tekbir (Allahu Ekber) në namazin e Bajramave. Ose mos me e thënë tekbirin (Allahu Ekber) të rukusë së rekatit të dytë të namazit të bajramave.
  14. Me i bë dy përkulje (dy ruku) bëjmë sehvi sexhde.
  15. Mos me qëndrua në uljen e parë (etehijatin e parë).
  16. Me dyshua në namaz.

Lini një koment