Namazi me pushime

Dr. Musli Vërbani

Namazi me pushime

(namazi i teravisë)

 

Ky namaz falet në Ramazan pas namazit të jacisë, përbëhet prej njëzet rekateve.

Pas çdo dy rekateve jepet selam, por mund të jepet selam pas çdo katër rekateve.

Namazi i teravisë edhe pse është sunet mund të falet veç e veç, por edhe me xhematë, vetëm se kuptohet me xhematë është  më e vlefshme.

Argumenti për namazin e teravihës:

Transmetohet prej Ebu Hurejrës se Muhamedi a.s. ka dëshirua dhe e ka pëlqye shumë faljen gjatë natës në Ramazan, por nuk ka urdhëruar (nuk e ka bërë obligim), dhe vazhdon duke thënë se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Kush falet në Ramazan duke besuar dhe duke llogaritë se shpërblehet i falen gabimet e mëparshme”. (KUTUB SITTE – SAHIHË)

Transmeton Aishja r.a. se gjatë Ramazanit në mbrëmje Muhamedi a.s. u fal dhe u falën tjerët me të, pastaj natën tjetër prapë u fal dhe njerëzit u shumuan në xhami, pastaj natën e tretë dhe të katërtën u tubuan shumë në xhami, mirëpo Muhamedi a.s. nuk prezantoi. Në mëngjes Muhamedi a.s. iu tha: “E kam ditur se jeni tubuar shumë, mirëpo nuk kam prezentuar vetëm për atë se jam frikësuar se do të ju bëhet obligative”. MUSLIMI

Lini një koment