Namazi i udhëtarit

Dr. Musli Vërbani

Namazi i udhëtarit

 

Udhëtar nuk quhet çdo udhëtar i rëndomtë, por udhëtar quhet çdo person i cili i kalon mbi 90 km prej vendbanimit ose vendlindjes së tij ose 18 orë rrugë me ecje të rëndomtë në këmbë. Argument kemi ajetin kur’anor:

“Nëse udhëtoni nëpër tokë nuk bëni gabim me shkurtua namazin dhe nëse frikoheni se ju sulmojnë ata të cilët nuk besojnë”. (SURETU NISA : 101)

Namazet të cilat shkurtohen janë:

DREKA – farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate.

IKINDIA – farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate.

JACIA     –  farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate.

AKSHAMI – nuk shkurtohet, po ashtu edhe sabahu nuk shkurtohet por falet si në shtëpi.

Kjo sa i përket farzeve, ndërsa sa i përket suneteve ato nuk shkurtohen.

Udhëtari gjatë udhëtimit tri dit e tri net ose 90 km prej vendbanimit i shkurton namazet, por nëse arrin në vendin e caktuar dhe vendos të qëndrojë më shumë se 15 ditë, atëherë nuk e shkurton namazin, por nëse vendos të qëndrojë më pak se 15 ditë, e shkurton namazin.

 

Lini një koment