Dr. Musli Vërbani
Namazi për shkak të nxënies së hënës
– salatu husuf –
Këto dy namaze përbëhen prej dy rekateve, vetëm se mirë është që këndimi të jet i gjatë (leximi Kur’anit) po ashtu edhe rukuja edhe sexhdja të zgjaten.
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s., kur është zënë dielli dhe u errësua shumë për këtë arsye doli i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i fali dy rekate, e zgjati leximin e Kur’anit dhe ka thenë:
“Dielli dhe Hëna janë dy argumente prej argumenteve të Allahut me të cilat i frikëson njerëzit. Kur ta shihni errësirën dhe nxënien e tyre faluni kështu (pra dy rekate) si në namazin farz (të sabahut)”.
– Këto dy namaze nuk kanë ezan as ikamet, por mirë është me i thirr njerëzit me u tubua.
– Mustehab është që të bëhet falja me xhemat dhe në xhami, por lejohet me u falë edhe veç e veç.