Namazi për rënie të shiut

Dr. Musli Vërbani

Namazi për rënie të shiut

– istitka –

 

Kur ka mungesë të ujit dhe nuk ka shi, sunet është me falë namaz për me ra shi.

–     Namazi për shi përbëhet prej dy rekateve, falet me xhematë dhe jashtë vendbanimit. Nuk ka ezan dhe nuk ka ikamet.

Mirëpo lajmërohet populli që të tubohen sa më shumë.

–     Namazi për shi falet në çdo kohë përpos kohëve të ndaluara të cilat janë të ndaluara për pesë kohët e namazit.

–     Mustehab është që kur të del xhemati në fushë për ta falur namazin, në një fushë tjetër me i tubua edhe kafshët.

–     Nuk ka hutbe namazi për shi por Imami kthehet në drejtim  të xhematit dhe bën duanë e “ISTIGFARIT”.

–     Mustehab është që para namazit për shi banorët e atij vendi me bë tevbe, me bë pajtimin e ngatërresave, dhe të armiqësive, me dhënë sadeka, me i agjërua tri ditë e në ditën e katërt me u falë për shi.

Lini një koment