Dr. Musli Vërbani
Namazi i vitrit
Namazi i vitrit është namaz vaxhib sikurse është vaxhib edhe namazi i Bajramave.
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë: “Vërtet Allahu ka parapa edhe një namaz shtesë, e ai është vitri, pra faleni atë namaz në mes të jacisë dhe agimit të ditës”. (AHMEDI–me isnadin sahih)
Koha e namazit të vitrit është prej faljes së jacisë e deri në agimin e ditës, pra, namazi i jacisë mund të falet në fillim të natës, në mes të natës dhe në fund të natës.
– Ky namaz përbëhet prej tri rekateve.
– Në fund të rekatit të tretë para se me ra në ruku këndohet duaja e Kunutit pasi që të thuhet tekbiri dhe pasi që të ngriten duart.
DUAJA E KUNUTIT
ALL-LLAHUMME INNA NESTEIINUKE
VE NESTEGFIRUKE
VE NESTEHDIIKE
VE NUËMINU BIKE
VE NEUUDHUBIKE
VE NETEVEKKELU ALEJKE
VE NUTHNII ALEJKEL HAJRE KUL-LEHU
NESHKURUKE VELA NEKFURUKE
VE NEHLEA VE NETRUKU MEN JEFXHURUKE.
ALL-LLAHUMME IJJAAKE NEABUDU
VE LEKE NUSAL-LII VE NESXHUDU
VE ILEJKE NESA VE NAHFEDU
NERXHUU RAHMETEKE
VE NAHSHAA ADHAABEKE
INNE ADHAABEKE BIL KUFFAARI MULHIKUN.