Dr. Musli Vërbani
Namazi i bajrameve
– namazet farze vjetore –
Namazi i Bajramave është bërë vaxhib në vitin e parë të hixhretit. Argument për namazin e Bajramit kemi ajetin kur’anor: “FESALI LI RABBIKE VENHAR” që do të thotë:
“Falu për Zotin Tënd (fale bajramin) dhe preje kurbanin”. (SURETUL KEVTHER, 2)
Argument kemi edhe hadithin ku Ibn Abasi thotë se e ka falur namazin e bajramit të fitrit me Muhamedin a.s. dhe Ebu Bekrin e Omerin dhe të gjithë e kanë falë bajramin para hutbes. Po ashtu në një rast tjetër Ibn Abasi thotë se Muhamedi a.s. e ka falë bajramin pa ezan dhe pa ikamet.
– Namazi i bajramit përbëhet prej dy rekateve.
– Nuk ka as ezan as ikamet për namazet e bajrameve.
Namazi i bajramit për dallim nga namazi farz i sabahut është se pas tekbirit fillestar Imami dhe xhemati i thonë edhe tre tekbira tjerë, pastaj Imami këndon “Fatihanë” dhe “suren” dhe bie në ruku dhe i kryen dy sexhdet e rekatit të parë, pastaj në rekatin e dytë Imami këndon “Fatihanë” dhe “Suren”, mirëpo nuk shkon në ruku por i thotë edhe tre tekbira së bashku me xhematin dhe pastaj me tekbirin e katërt bie në ruku dhe në dy sexhde dhe ulen në fund të namazit, kështu që e përfundojnë namazin.