Dr. Musli Vërbani
Tekbiri fillestar
Të fillosh namazin me tekbir (All-llahu Ekber) është farz.
Argument kemi ajetin Kur’anor:
“E përmend emrin e Allahut dhe falet”. (Suretul Eala, 15)
Po ashtu edhe ajeti tjetër Kur’anor:
“Allahun (Zotin tënd) madhëroje”.
Përpos ajetit kur’anor kemi edhe thënien e Muhammedit a.s.:
“Qelës i namazit është pastërtia, fillimi i namazit ku të ndalohet gjithçka përpos kur’anit dhe lutjeve është tekbiri, ndërsa dalja prej namazit është selami”.Po ashtu hadithi tjetër, ku Muhamedi a.s. thotë:
“Kur të falesh fillo me tekbir (All-llahu Ekber).”
Nëse nuk e di në gjuhën arabe me thënë Allahu Ekber lejohet me thënë “Allahu është më i Madhi”.
Nëse është memec apo është i paaftë me shprehë me gojë, atëherë vetëm me zemër e madhëron All-llahun.
Nëse ai i cili falet thotë Allahu Exhel ose Allahu Eadha ose Errahmanu Eadham ose Subhanallah lejohet, pse të gjitha këto kanë domethënien e madhërimit të Allahut.
Me e zgjat “a – në” te fjala “AALLAHU” nuk pranohet namazi.
Me e zgjat “b – në” te fjala “EKBEER” nuk pranohet namazi.
Me thënë fjalën Allahu Ekber është farz.
Me i ngritë duart deri tek veshët duke thënë Allahu Ekber është sunet.