Dr. Musli Vërbani
Qëndrimi ulur në fund të namazit
Të qëndrosh ulur në fund të namazit deri sa të këndohet etehijatu është farz.
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s:
“Kur ta thuash këtë (etehijattin) ose qëndron kështu deri sa të këndohet etehijatu, e ke plotësuar namazin”.
Kur të qëndrojmë ulur në namaz këmbën e majtë e shtrijmë për toke kurse këmbën e djathtë e mbajmë të ngritur ashtu që të jetë e kthyer në drejtim të kiblës.
– Me qëndrua sa të këndohet kjo lutje (etehijati) është farz, ndërsa me këndua këtë lutje është vaxhib nënamaz.
– Me i këndua salavatet dhe lutjet nuk është farz në namaz por sunet.