Namazi|  Sexhdeja

Dr. Musli Vërbani

Namazi|  Sexhdeja


 


Përulja apo sexhdja në namaz janë farz.

Sexhde do të thotë me e vendosë ballin në tokë me gjithë shuplaka,
gjunjët dhe këmbët.

Argument për këtë kemi ajetin kuranor:
“O ju besimtarë bini në ruku dhe sexhde”. (Suretul Haxhxh, 77)

Po ashtu argument kemi edhe hadithin e Muhamedit a. s.:
“…pastaj bjerë në sexhde deri sa të plotësosh mirë sexhden pastaj ngritu nga sexhdja deri sa të qëndrosh ulur, pastaj bjer në sexhde deri sa të plotësosh edhe sexhden e dytë…”

Dijetarët janë pajtuar se sexhdja përbëhet prej shtatë gjymtyrëve të
trupit:
– fytyra me hundën,
– dy shuplakat e dorës,
– gjunjët e këmbëve,
– dy këmbët.
Këtë e bazojnë me hadithin e Muhamedit a.s. i cili ka thënë:
“Jam urdhëruar që të bëj sexhde me shtatë pjesë: me ballë dhe me hundë, me duar, me gjunjë dhe me këmbë.”
– me e bë sexhden e me prek vetëm hundën për toke nuk pranohet ajo sexhde dhe me këtë prishet namazi;
– vaxhib është me qëndruar në sexhde deri sa të pushojnë tërë pjesët e trupit;
– sunnet është që kur të biejmë në sexhde në rend të parë me i vendosur gjunjët, pastaj duart, ballin dhe në fundhundën;
– pushimi në mes të dy sexhdeve është vaxhib;
– Me ra në sexhde është farz;
– me thënë tri herë në sexhde “subhane rabbiel a’la” është sunnet.

Lini një koment