Dr. Musli Vërbani
Namazi| Rukuja
Për çdo namaz rukuja është farz.
Argument për këtë kemi ajetin kuranor:
“O ju të cilët keni besuar bini në ruku dhe sexhde”. (Suretul Haxhxh, 77)
Argument kemi edhe hadithin e Muhamedit a.s.:
“Pastaj bjer në ruku deri sa të përkulesh plotësisht”.
– Kur të biem në ruku duart i vendosim mbi gjunjë dhe gishtat i zgjerojmë;
– Me ra në ruku është farz;
– Me qëndrua deri sa të pushojnë pjesët e trupit plotësisht është vaxhib;
– Me thënë “subhane rabbiel adhim” tri here është sunnet;
– Ngritja nga rukuja është vaxhib.