Dr. Musli Vërbani
Namazi| Qëndrimi në këmbë
Qëndrimi në këmbë gjatë namazit është farz.
Argument për këtë kemi ajetin kur’anor:
“Qëndroni para All-llahut në këmbë dhe me përkushtueshmëri”.
Po ashtu edhe hadithi i Muhamedit a.s.:
“Falu duke qëndruar në këmbë, e nëse nuk mundesh falu ulur, e nëse edhe ulur nuk mundesh falu i shtrirë dhe i mbështetur.”
Me qëndrua në këmbë është farz deri sa të këndohet Suretu Fatiha dhe surja e paraparë e Kur’anit për namaz.
(I sëmuri) Ai i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë edhe në namazet farze mund të falet ulur se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Falu në këmbë, nëse nuk mundesh falu ulur,e nëse edhe kështu nuk
mundesh falu i shtrirë”.
Në namazet nafile nuk është farz qëndrimi në këmbë, që do të thotë lejohet edhe ulur, por shpërblimi është më i vogël. Po ashtu ulur mund të falet edhe ai cili nuk ka rroba dhe është lakuriq.
Në namazin farz nëse ai i cili falet dhe gjatë qëndrimit në këmbë mbështetet në shkop, mur ose diçka tjetër e me supozim se ai mur po të hiqej ai do të rrëzohej namazi nuk i pranohet.
Me qëndrua në këmbë deri sa të thuhet tekbiri fillestar, të këndohet Fatiha dhe sureja ose tri ajete të shkurtra të kuranit është farz.
Me i lidhë duart në mes të trupit dhe duart e vendosura nën kërthizë
është sunet.