Namazi| Nijeti

Dr. Musli Vërbani

 

Namazi| Nijeti


Argument kemi ajetin kur’anor:
“Janë të urdhëruar që ta adhurojnë All-llahun me nijet të pastër me sinqeritet dhe me përkushtueshmëri”. (Suretul Bejine, 5)

Argument kemi edhe hadithin e Muhammedit a.s.:
“Vërtetë veprat shpërblehen sipas nijetit”.

Nijeti farz është nijeti i zemrës, ngase qëllimi duhet të jetë me zemër kurse vetëm shprehja me gojë nuk është farz, por gjuha është vetëm mjet çka e tregon burimin e nijetit prej zemrës.
Kush falet për qëllim të dynjasë nuk i pranohet e po ashtu kush falet për qëllim lavdërimi namazi nuk i pranohet.
Nijeti me zemër pranohet edhe nëse gabon gjuha.
Nijeti duhet me qenë para tekbirit fillestar, e nëse bëhet pas tekbirit nuk pranohet.
Nijeti duhet të bëhet pasi të fillojë koha e atij namazi e jo para se të fillojë koha e atij namazi.

Lini një koment