Dr. Musli Vërbani
Namazi| Këndimi i Kur’anit
Këndimi i çfarëdo pjese të Kur’anit në namaz është farz.
Argument kemi ajetin kur’anor:
“Lexoni çka është më së lehti për ju prej Kur’anit”. (Suretul Muzemil, 20)
Argument tjetër kemi hadithin e Muhammedit a.s. i cili ka thënë:
“Kur të falesh merr abdest, kthehu kah kibla pastaj lexo çka është më e lehta prej Kur’anit”.
– këndimi i Fatihasë në namaz nuk është farz;
– këndimi i Fatihasë në namaz është vaxhib;
– sunnet është me e këndua suren pas fatihasë.