Namazi | Kthimi në drejtim të kibles

Dr. Musli Vërbani

Kthimi në drejtim të kibles

Kible do të thotë me u kthye kah Qabja e madhëruar.
Me u kthye në drejtim të Qabes në Meke është farz për namaz.

Argument për këtë kemi ajetin kur’anor:
“Ktheje fytyrën tënde në drejtim të Mesxhidi Haramit (Qabës në Meke)”. (Suretul Bekare, 144)
Po ashtu hadithi i Muhamedit a.s. ku thotë:
“Kur të falesh plotësoje abdestin pastaj kthehu në drejtim të Kibles (Qabes në Meke) dhe Madhëroje Allahun me Allahu Ekber dhe vazhdoje namazin”. (Buhariu dhe Muslimi)
Kush e di drejtimin e Kibles kthehet nga Kibla, por kush nuk e di pas një angazhimi duhet ta gjejë, e nëse nuk mund ta gjejë kthehet nga ia merr mendja më së shumti.
Tregon Amr Ibn Rebia r.a. se ai me disa shokë kanë qenë me të Dërguarin e All-llahut a.s. dhe kishte qenë natë e errët dhe nuk e kanë ditur drejtimin e kibles dhe secili është falë kah ia ka marrë mendja, dhe kur për këtë dëgjon Muhammedi a.s. zbret ajeti kur’anor:
“Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, ngado që të ktheheni aty është All-llahu”. (El Bekare, 115)
Rastet kur lejohet mos me u kthye kah kibla:
Nuk prishet namazi edhe nëse nuk kthehemi kah kibla në këto raste:
1. Nëse jemi në mjet transportues si p.sh.: në automjet, në anije, në tren, në aeroplan etj.
2. Namazi i të detyruarit (je i bllokuar ose i lidhur)
3. Namazi i të sëmurit, pra ai i cili është i sëmurë dhe në shtrat nuk mundet të kthehet nga Kibla.
4. Namazi i frikës (frika ndaj armikut ose kafshëve të egra) e lejon edhe me ia kthye shpinën Kiblës.
Namazi mbi Qabe dhe brenda në Qabe pranohet, por sa i përket namazit mbi Qabe është mekruh për shkak të lëshimit të respektimit të Qabes.

Lini një koment