Pastrimi i trupit, rrobave dhe vendit

Dr. Musli Vërbani

Pastrimi i trupit, rrobave dhe vendit


Argumentin për pastrimin e trupit kemi ajetin kur’anor:
“O ju të cilët keni besuar! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, pastroni fytyrat e juaja dhe duart deri në bërryla, jepni mes-h kokave tuaja dhe këmbëve tuaja (gjithashtu pastroni) deri në nyje. Nëse jeni të papastër, atëherë pastrohuni!” (Suretul Maide, 6)
Argument tjetër kemi hadithin e Muhammedit a.s. ku thotë:
“All-llahu nuk e pranon namazin pa u pastruar”.
Ajeti dhe hadithi përfshijnë pasrtrimin e plotë (guslin) dhe pastrimin e pjesëve të trupit (abdestin).
Argument për pastrimin e
rrobave kemi ajetin kur’anor:
“…dhe rrobat tua pastroi pra!” (Suretul Mudethir, 4)
Argument për pastrimin e
vendit kemi:
“Dhe pastrojeni (shtëpinë Time) Qaben për ata që bëjnë tavaf, qëndrojnë aty dhe bien në sexhde.” (Suretul Bekare, 125)

Lini një koment