Namazi

Dr. Musli Vërbani

 

Namazi

 


Namazi është dritë e zemrës së muslimanit, dritë e cila shkëlqen në fytyrën e muslimanit, dritë e cila e shndritë tërë trupin e muslimanit.
Muhammedi a.s. ka thenë:
“Pastërtia është pjesë e imanit, Falënderimi ndaj All- llahut (elhamdulilah) peshon në mizan, Subhanall-llahi dhe Elhamdulil-lahi peshojnë më shumë se qielli dhe toka, ndërsa namazi është dritë”.
(Muslimi)
Nuk ka kurrfarë dyshimi se zemrat qetësohen duke e përkujtuar All-llahun, pra duke falë namazin. Duke e falë namazin zemrat ndriçohen me dritën e All-llahut, atëherë shejtani nuk mund të depërtojë në zemrën e cila ndriçohet me dritën e All-llahut,  ngase Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Ata të cilët i qetësojnë zemrat e tyre duke e përkujtuar All-llahun, (me namaz) dhe duke e përkujtuar All-llahun zemrat qetësohen plotësisht”. (Suretu Er-Rra’d, 28)
Zemrat të cilat ndriçohen me dritën e All-llahut, të vërtetën e shohin të vërtetë,  dërsa të pavërtetën të pavërtetë, dhe kështu ata largohen nga të këqijat dhe imoraliteti, për këtë arsye All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vërtetë namazi të ndalon nga veprat e këqija dhe imoraliteti.”
(Suretu Ankebut, 45)
Pastaj Muhammedi a.s. në një rast i pyet shokët:
“Sikur para derës së ndonjërit prej juve qarkullon një lum, dhe ai lahet pesë here në ditë. A thua a do t’i mbetet ndyrësirë në trup? Shokët i përgjigjen: Kurrfarë ndyrësire. Atëherë (thotë Muhammedi a.s.) Pesë kohët e namazit pastrojnë gabimet sikurse e pastron uji trupin prej ndyrësirës”. (Buhariu dhe Muslimi)
Ai i cili falet Zoti e qetëson zemrën e tij, e ndriçon zemrën e tij, pastrohet prej gabimeve, sheh me dritën e All-llahut dhe i mbyll dyert e shejtanit, për këtë arsye All-llahu në Kur’an thotë:
“O shejtan, ti robërit e mi (të cilët falin namaz e Më përkujtojnë) nuk mundesh me i marrë nën sundimin tënd (nuk mund të depërtosh në zemrat e tyre)”. (Suretu Isra, 65)

Lini një koment