Mbulimi i trupit

Dr. Musli Vërbani

Mbulimi i trupit

 


Mbulimi i trupit është shart i namazit. Por shtrohet pyetja, sa është farz me u mbulu trupi?

Trupi në namaz patjetër duhet të mbulohet prej kërthizës deri në gjunjë për meshkujt.

Argument kemi ajetin Kur’anor:
“O bijtë e Ademit vishuni mirë para se të shkoni në xhami (për tu falur)”. (Suretul A’raf, 31)
“Vishuni mirë”
ajeti kur’anor ka për qëllim atë që është pjesë e turpshme për t’u mbuluar.
Këtë e përcakton hadithi i Muhammedit a.s. ku thotë:
“Pjesë e turpshme e njeriut janë prej nën kërthizë e deri te gjunjët”.

Për gratë mbulimi i tërë trupit është farz përpos duarve, këmbëve dhe fytyrës.

Për këtë kemi argument ajetin kur’anor:
“Mos i zbuloni stolitë (bukuritë) e juaja përpos (çka është e domosdoshme të shihet) çka shihet prej tyre”. (Suretu Nur, 31)


– Kusht  te mbulimi është me qenë rroba jo e tejdukshme.
– Kush nuk ka rroba fare i pranohet namazi edhe lakuriq, por në këtë rast falet ulur dhe nuk bie as në ruku e as nësexhde.

Lini një koment