Dr. Musli Vërbani
Llojet e namazit
Namazet ndahen në katër lloje:
1. Namazet farz ajn (pesë kohët e namazit);
2. Namazet farz kifaje (namazi i xhenazës);
3. Namazi vaxhib (namazi i vitrit dhe i bajrameve);
3. Namazet nafile (sunnetet dhe namazet nafile të tjera).
Përpos këtyre llojeve të namazeve duhet ta dimë se kemi: namaz ditor, javor dhe vjetor.
– Namazi ditor është pesë kohet e namazeve;
– Namazi javor është namazi i xhumasë; dhe
– Namazi vjetor është namazi i dy bajrameve.