Dr. Musli Vërbani
Tejemumi – farzet, sunetet dhe mekruhet
FARZET E TEJEMUMIT
Farzet e tejemumit janë tri:
1. Nijeti.
Nijeti është farz për tri çështje, e ato janë:
– me bë nijet pastrimin për gusul apo për abdest;
– me bë nijet për me falë namaz;
– me bë nijet për cilin lloj të adhurimit. Shembull:
– Nëse bëhet nijeti me marrë tejemum për me e prek mus-hafin, pastaj pasi ta prek mus-hafin e vendosë në vendin e duhur, atëherë nuk lejohet me atë tejemum me u falë.
– Nëse bëhet nijeti me marrë tejemum për me thirr ezanin, atëherë me këtë tejemum nuk lejohet me u falë, sepse në esencë ezani pranohet edhe pa abdest.
– Nëse bëhet nijeti me marrë tejemum për me lexua Kur’an nuk lejohet me u falë, por duhet me marrë tejemum për të dytën herë dhe me e bë nijet për namaz, sepse leximi i Kur’anit lejohet edhe pa pastërtinë e vogël (abdestin), e nuk lejohet pa pastërtinë e madhe (gusulin).
2. Me dhé të pastër me i dhënë mes-h fytyrës
– duhet të përfshihet me mes-h tërë fytyra.
3. Me dhé të pastër me i dhënë mes-h duarëve deri në bërryla.
SUNNETET E TEJEMUMIT
Sunnetet e tejemumit janë:
1. Me fillua me emrin e All-llahut.
2. Renditja e pjesëve të tejemumit, pra në rend të parë me i dhënë mes-h fytyrës, në rend të dytë duarve, etj.
3. Mos me qenë pauzë (kohë zgjatje) e madhe kohore në mes të mes-hit të fytyrës dhe duarve me gjithëbërryla.
4. Mes-hi me i përfshi mirë brendinë e mjekrës dhe të gishtave dhe lëvizja (ndërrimi i vendit) të unazës.
5. Me fillua nga ana e djathtë.
6. Që dhënia e mes-hit të jetë me pjesën e brendshme të shuplakës.
7. Me i vendosë duart në dhé të pastër pastaj me i ngritë, e pastaj me i shkund pak dhe me i dhënë mes-h fytyrës duke e përfshi të tërën.
8. Me i vendosë duart në dhé të pastër pastaj me i ngritë e pastaj me i shkund pak dhe me i dhënë mes-h duarve deri në bërryla duke i përfshirë të tëra.
MEKRUHET E TEJEMUMIT
Mekruhet e tejemumit janë:
1. Mekruh është me e përseritë mes-hin.
2. Me lënë një sunnet prej sunneteve tëtejemumit.
VEPRIMET QË E PRISHIN TEJEMUMIN
Çdo gjë çka e prishë abdestin e prishë edhe tejemumin. Por tejemumi prishet edhe kur të gjendet uji apo gjendet mundësia e përdorimit të ujit.