Dr. Musli Vërbani
Ndalesat për femrën gjatë kohës së hajdit (menstruacionit) dhe nifasë (lehonisë)
Femrës në kohën e hajdit dhe nifasë i ndalohen të gjitha veprimet të cilat i ndalohen të papastrit si: namazi, tavafi, qëndrimi në xhami, mbajtja dhe leximi i Kur’anit por në këto raste i ndalohen edhe gjëra tjera, e ato janë:
1. Agjërimi dhe
2. Marrëdhëniet seksuale me burrin.
Vërejtje:
– Nëse femrës e cila është duke agjëruar në mes të ditës apo para iftarit i vjen hajdi (menstruacioni), ajo atë ditë e prishë dhe e përsërit agjërimin ndonjë ditë tjetër.
– Femra me hajd dhe nifasë agjërimin e bënë kada ndërsa namazin nuk e bënë kada sepse ajo është e liruar prej namazit, ndërsa nuk është e liruar prej agjërimit.