Dr. Musli Vërbani
Kur merret tejemum?
Shkak për të marrë tejemum mundet me qenë vetëm mungesa e ujit
apo pamundësia e përdorimit të ujit.
Pra, shkaqet të cilat obligojnë me marrë tejemum janë:
1. Mungesa e ujit,
2. Sëmundja të cilën e lëndon përdorimi i ujit apo e pengon
shërimin,
3. Uji shumë i ftohtë në kohë të ftohtë dhe nuk ekziston mundësia
me u nxeh.
4. Posedimi i ujit por ajo sasi e ujit është e domosdoshme për
ushqim dhe pije.
5. Ekzistimi i ujit në afërsi por personi frikohet të shkojë me e
marrë prej egërsirës ose armikut. Mund të jetë uji në bunar por nuk ka
mjet me nxjerrë prej thellësisë, në atë rast lejohet tejemumi.
6. Nëse personi frikohet se mund t’i kalojë koha e namazit e ai nuk
do të jetë në gjendje të gjejë ujë para asaj kohe.
– janë tri lloje të namazeve për të cilat duhet pasur parasysh me
marrë tejemum, apo jo për shkak të kalimit të kohës, janë si vijon:
– lloji i parë i namazeve çka nuk ka nevojë me u friku se a i kalon
koha a jo, si p.sh. namazet nafile – nëse ka ujë nuk lejohet me marrë
tejemum.
– lloji i dytë i namazeve të cilat nëse u kalon koha, e kanë
zëvendësimin apo munden me u falë më vonë si p.sh. namazi i xhumasë
e ka zëvendës drekën – nëse ka ujë nuk lejohet me marrë tejemum, sepse
nëse nuk e arrin namazin e xhumasë me xhematë e falë vetëm namazin e
drekës, apo të ikindisë, akshamit apo jacisë nëse nuk e falë me xhematë e
falë vetëm.
– Lloji i tretë i namazeve të cilat nuk kanë zëvendësim si p.sh.
namazi i xhenazës dhe i bajrameve. Këto namaze nëse janë duke u falur
me xhematë edhe pse ka ujë lejohet për me marrë tejemum dhe me arrit
me e falë me xhematë sepse pastaj nuk e kanë zëvendësimin si me rastin
e namazit të xhumasë.