Dr. Musli Vërbani
Hajdi (menstruacioni)
Hajd do të thotë rrjedhje – qarkullim.
Hajd quhet rrjedhja, qarkullimi i gjakut nga organi seksual i femrës në gjendje të shëndoshë pas bylykut dhe jo për shkak të lindjes.
Kushtet e hajdit janë:
1. Që femra t’i ketë të mbushura 9 vjet e më shumë.
2. Nëse ndodhë qarkullimi i gjakut te femra pa i mbushur nëntë vjet quhet istihada.
3. Që të mos i ketë kaluar femra vitet e menstruacionit, do të thotë që të mos i ketë femra më shumë se pesëdhjetë e pesë vite. Nëse mbi këtë moshë gjaku nuk është si i zi dhe i fortë do të thotë i kuq, nuk konsiderohet hajd por istihada.
4. Që gjaku ta ketë ngjyrën e fortë të kuqe ose të verdhë ose të ngjashëm me të verdhë.
5. Nëse gjaku rrjedh në kohën kur gruaja është shtatzënë, atëherë nuk konsiderohet hajd por istihad.
6. Që gjaku të rrjedh më pak se dhjetë ditë, që do të thotë nëse gjaku vazhdon të rrjedh më shumë se dhjetë ditë nuk quhet hajd por istihada.
7. Që qarkullimi (rrjedhja) i gjakut të jetë më së paku tri ditë dhe tri netë.