Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Vëllazërimi ndërmjet muslimanëve
Vëlla !
Largoje urrejtjen e zemrës tënde ndaj umetit. Dëshiroj që me këtë fjalë të mbjellë tek ti të mirën dhe dashurin vëllazërore vetëm për Allahun. Dëshiroj që ta zgjeroj dhe ta liroj gjoksin dhe të jetosh me muslimanët si në një shtëpi të vetme, në një banesë të përbashkët dhe të vetme, në një qytet të përbashkët dhe të vetëm, në një regjion të përbashkët dhe të vetëm, dhe në të gjitha anët e botës islame.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Dhe do të largojmë nga zemrat (gjokset) e
tyre çdo fije urrejtje (që do të jenë) vëllezër të afërt mes vete, që shohin njëri-tjetrin të gëzuar në vendet e tyre të larta”. (El-Hixhr, 47)
I Dërguari i Allahut – Muhamedi a.s. i përkujton vazhdimisht hadithet me të cilat kërkon dashuri të ndërsjellët dhe përforcimin e lidhjeve vëllazërore, dashurinë e ndërsjellët vetëm për Allahun që zemrat t`i bëjë të çiltra, të sinqerta, të shëndosha dhe të pastra.
Transmetohet nga Ebi Idriz el Havlani se ka thënë: “Hyra në xhaminë e Damaskut të Sirisë, ku aty vërejta një djalosh. Në xhami sa herë që kishte ndonjë mosmarrëveshje, apo ndonjë mospajtim afroheshin tek ai, ai ua zgjidhte problemin atyre dhe e pranonin të gjithë. Pyeta kush është ai? Mu përgjigjën se është Muadh bin Xhebeli. Të nesërmen kur shkova në xhami, ai kishte arritur para meje dhe ishte duke u falur, e prita deri sa e përfundoi namazin dhe iu afrova, i dhashë Selam dhe i thash: për Zotin, unë të dua vetëm për Allahun, ai më tha: Vetëm për Allahun? – Vetëm për Allahun ia ktheva. Ai prapë më pyeti: Vetëm për Allahun? – Iu përgjigja vetëm për Allahun. Pastaj më afroi nën kraharorin e tij dhe më tha: Lajm i mirë dhe përgëzohu se e kam dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë: Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë:
“Do t’i dua gjithmonë ata të cilët duhen mes vete vetëm për Mua, afrohen mes vete vetëm për Mua, vizitojnë njëri-tjetrin vetëm për Mua dhe garojnë në vepra të mira vetëm për Mua”.
Përfitimet nga ky hadith:
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Do t’i dua gjithmonë ata që duhen mes vete, …”. pra ata që ulen pranë njëri-tjetrit, afër njëri-tjetrit për të Më përkujtuar. Për këtë Xhenidë Zoti e mëshiroftë, deri sa ishte i vetmuar shkonin tek ai vëllezërit e tij, iu afrohej atyre dhe u thoshte: po të kisha ditur ndonjë vend më të vlefshëm se vendkuvendimi me ju nuk do të isha ulur me ju, për arsye se vendkuvendimet dhe vendtubimet me njerëz të veçantë, të ditur dhe me vlerë, ndikojnë në ndriçimin dhe zbukurimin e atyre që janë prezent me dituri, çka në vendtubimet e tjera nuk gjendet.
“EL – MUTEBADHILIJNE FIJ” (Afrohen mes vete vetëm për Mua) – do të thotë që secili prej vëllezërve të jep maksimumin e angazhimit, maksimumin e pasurisë për njëri-tjetrin, për çdo rast, ashtu siç ka vepruar Ebu Bekri Sidiki me rastin e hixhretit në shpellën Garë, ku e ka harxhuar tërë pasurin e tij dhe nuk i ka mbetur asgjë, jo për ndonjë fitim të kësaj bote, por vetëm për Allahun dhe për të fituar kënaqësinë e Tij.
“EL MUTEZARIJNE FIJ” (Që vizitojnë njëri-tjetrin vetëm për Mua) – Taberaniu të njëjtin transmetim e përshkruan edhe Mutesaikijne Fij nga shkaku se zemrat anojnë nga njëra-tjetra në mënyrë simetrike dhe paralele (proporcionalisht) dhe lidhen mes vete në besimin në një Zot, ndërlidhen mes vete shpirtërisht. Shpirtrat e bashkuar për Allahun janë çështja më madhështore. Nëse ato shpirtra bashkohen në këtë mënyrë gati sa fluturojnë nga gëzimi dhe lumturia, nga dashuria për njeri-tjetrin, dhe pas takimit dhe bashkimit të tyre bëhen të fortë, të hijshëm, të bukur, të ëmbël dhe të shijshëm, për këtë arsye edhe dashuria në mes vete bëhet domosdoshmëri, kështu që arrihet shkalla më e lartë e përsosshmërisë, afërsisë dhe triumfit.
Vëlla!
E ke për detyrë dhe nevojë që ti ta fitosh dashurinë e Allahut, duke i dashur muslimanët, pra umetin e Muhamedit a.s. për Allahun. E ke për detyrë dhe nevojë që të ulesh në vendkuvendimet e vëllezërve të tu, që të gjithë së bashku të jeni në përulshmëri ndaj Allahut të Lartëmadhëruar, duke e kujtuar Atë, duke e mësuar librin e Tij (Kur`anin) dhe sunetin e të Dërguarit të Tij, ashtu që e shëron zemrën, i zgjeron kraharorët dhe jeton i lumtur.
E ke për detyrë dhe nevojë që të fitosh kënaqësinë e Allahut, duke i vizituar vëllezërit e tu besimtarë, vetëm për Allahun, e për asgjë tjetër. E ke për detyrë dhe nevojë që ta fitosh kënaqësinë e Allahut. E ke për detyrë të fitosh kënaqësinë dhe dashurin e Allahut ndaj teje, duke shpenzuar veten tënde, pasurin tënde, fuqinë tënde dhe kohën tënde në rrugën e Allahut dhe në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Muhamedi a.s. vazhdimisht dëshironte, kërkonte dhe këshillonte për vëllazërim e dashuri vetëm për Allahun me sinqeritet dhe me zemër të shëndosh. Ja si e tregon Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë :
“Një njeri ka marrë rrugë për ta vizituar vëllain e tij në një vend tjetër. Gjatë rrugës Zoti i Lartmadhëruar e angazhon një melek për ta përcjellë, dhe në mes të rrugës meleku e takon dhe e pyet:
– Ku jeni nisur për të shkuar?
– Dëshiroj të shkoj për ta vizituar një vëlla.
– Mos keni ndonjë interes të kësaj bote?
– Jo, por e dua atë vetëm për Allahun.
– Meleku i thotë: Unë jam Melek i dërguar tek ti prej Allahut për të të treguar se Ai (Allahu) të do ashtu siç e donë ti atë (vëllain tënd)”.
Transmeton Ibni Abasi r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë se “imanin e përforcojnë:
– shoqërimi vetëm për Allahun,
– dashuria vetëm për Allahun dhe
– urrejtja (e të këqijave) vetëm për Allahun”.
Ajo çka përfitohet nga ky hadith:
– Fijet e litarit të cilat përforcohen, ashtu që secila fije e shtrëngon dhe e mbron çdo kënd të njëri-tjetrit, ngase nëse një fije këputet, këputen edhe fijet tjera. Zemahsheriu thotë: “Ky është shembull konkret i cili shihet me sy, pra në çështjet konkrete, ashtu që dëgjuesi ta kuptoj më lehtë sikurse e sheh me sy (lidhjen e litarit)”.
– Shoqërimi, dashuri e ndërsjellët dhe ndihmë e dyanshme vetëm për Allahun, dhe çka është në kënaqësinë e Allahut.
– Armiqësia për Allahun, në çështje çka fitohet urrejtja e Allahut dhe moskënaqësia e Allahut.
– Dashuria për Allahun dhe urrejtja për Allahun e Lartmadhëruar. Muxhahidi thotë: Transmetohet nga Ibni Amri Velaje r.a. i cili ka thënë: “nuk arrihet shkalla më e lartë e devotshmërisë, vetëm se kështu”.
Prej urrejtjeve për Allahun janë shumë çështje të kohës së sotme të cilat na kanë kapluar, ato çështje janë shenja dhe simptome të hipokrizisë, urrejtjen ndaj të mirëve dhe kontribuesve të Islamit.
Ata të cilët e kanë zemrën e shëndosh dhe nuk janë kapluar me këtë sëmundje, duhet t`i urrejnë ata për Allahun, sepse ata kanë kryelartësi, ata janë nënçmues dhe i ofendojnë të tjerët.
Shafija r.a. thotë: “Jeto me fisnikët, do të kesh jetë fisnike, e mos jeto me mallkuesit, se do të jesh i mallkuar”.
Për këtë arsye thuhet: përzierja dhe shoqërimi me të këqinjtë, është rrezik dhe kurth për të rënë në veprime të këqija. Sikurse ai i cili është në mes të detit, nëse ka shpëtuar nga fundosja, nuk mundet ta shpëtoj zemrën nga trishtimi.
Vëlla !
Litari më i fortë i Imanit është që besimtarët t’i duash për Allahun, ndërsa të mos i duash hipokritët dhe pabesimtarët për Allahun.
Transmeton Enesi nga Ibni Maliku r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Nëse tri çështje gjenden te ndonjëri, atëherë ai e ka shijuar ëmbëlsinë e Imanit:
– që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai, se çdo kush tjetër,
– të duash vetëm për Allahun,
– të urrejë që të kthehet në pabesim, ashtu siç urren ta gjuajë vetën në zjarr”.