Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Superfuqia në Allahun
Domethënia “Izet” (krenari – superfuqi)
“Izet” (Krenari) do të thotë që çdo pjesëtar i umetit ta ndiejë veten krenar (të fuqishëm). Mirëpo, kjo krenari (fuqi) nuk duhet që të jetë në interes individual, si për reputacion, pozitë, fis, por kjo krenari duhet të jetë burim prej Allahut të Lartmadhëruar dhe në adhurim ndaj Allahut, duke u larguar prej mëkateve, duke iu frikësuar dënimit të Allahut për ngecje dhe lajthitje. Nga këtu buron edhe lutja e dijetarëve të mëhershëm:
“O Zoti im, më ndero me dëgjueshmëri ndaj Teje, e mos më nënçmo me mëkatet e mia ndaj Teje”.
E, vërtetë, krenaria (fuqia) duhet të jetë në nënshtrim ndaj urdhrave të Allahut, ndërsa nënçmimi dhe poshtërimi prej mospërfilljes së urdhrave të Tij. Kush dëshiron nderë dhe krenari, ai le t’i respektojë urdhrat e Allahut të Lartmadhëruar dhe le të largohet prej mëkatit ndaj Tij. Poeti thotë:
Krenaria në respekt të Gjithëfuqishmit,
E kush i robërohet robit, Allahu e nënçmon atë.
Mirëpo, krenaria duhet të jetë për Allahun, jo për vete, as për epshin, as për emocionet dhe fitimin e cekët.
Vëlla!!
Allahu nuk lejon për t’iu nënshtruar njerëzve (robërve). Nënshtrimi duhet të jetë vetëm ndaj Allahut, Zotit të vetëm, i Cili nuk ka rival. Madhështia i takon vetëm Atij, sexhde i bëhet vetëm Atij, nuk lejohet për t’i rënë në sexhde, as në ruku, askujt tjetër pos atij.
Allahu nuk lejon për t’iu nënshtruar askujt prej robërve të Tij, pos dy personave, mirëpo nënshtrimi (butësia) ndaj tyre në të njëjtën kohë është nënshtrim (butësi) ndaj Allahut, pra do të thotë KRENARI. Pra, nënshtrimi ndaj atij, të cilin e ka fisnikëruar Allahu, është nënshtrim i urdhrave të Tij. Pra, nuk lejohet për t’iu nënshtruar askujt prej krijesave të Tij, pos dy personave, e ata janë:
- Prindërve
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Nënshtroji krahët tu (bëhu i butë) ndaj tyre me mëshirësi dhe thuaj: O Zot, mëshiroji ata dy, ashtu siç më kanë ledhatuar dhe janë kujdesur ndaj meje në vegjëli”.
(El-Isra, 24)
- Vëllezërve në fe
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Do të sjellë Allahu një popull të cilin do ta dojë dhe do ta donë Atë (Allahun), ata do të jenë të mëshirshëm dhe të nënshtruar (të butë) për besimtarët, ndërsa të ashpër ndaj pabesimtarëve”.
(El-Maide, 54)
Vëlla!!
Nuk të lejohet që t’i nënshtrohesh askujt tjetër, pos nënës tënde, babait tënd dhe vëllezërve të tu në islam. Ky nënshtrim i mëshirësisë, fisnikërisë dhe krenarisë është shpërblim dhe fitim i xhenetit, dhe largim prej dënimit të xhehenemit.
- Prej shkaqeve të nënshtrimit
Vërtet Allahu i Lartmadhëruar nuk e lejon për t’iu nënshtruar askujt, pos Zotit Një, i Cili nuk ka rival as ortak.
Ti je rob i Krijuesit, e jo rob i krijesës, ti je rob i vetëm i Allahut Një, i Cili nuk ka shok, as rival, për këtë edhe je i krijuar, për këtë je i urdhëruar. Nëse kësaj i përmbahesh, ti veç ke fituar dhe ke shpëtuar.
Për këtë edhe shohim se kur robi nënçmohet, torturohet apo i bëhet padrejtësi, i hapen atij dyert e qiellit dhe Allahu i Lartmadhëruar e pranon lutjen e tij, i përgjigjet, dhe i ndihmon, dhe në mes tij dhe Zotit nuk ka kurrfarë perde a pengese, por e ngritë lart mbi re, sepse Zoti i Lartmadhëruar nuk është i kënaqur që robërit e Tij të jenë të nënshtruar te dikush tjetër, pos te Ai.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Tre personave nuk i refuzohet lutja: Agjëruesit deri sa të fillojë iftarin, imamit të drejtë dhe lutja e atij, të cilit iu është bërë padrejtësi. Lutjet e tyre Allahu i ngritë mbi re, i hapë dyert qiellore dhe po ashtu Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Pasha madhërinë Time, do të të ndihmoj gjithsesi edhe pse do të vonoj pak”.
(Suneni i Tirmidhiut, 33522, hadithi hasen)
Vëlla!!
Në këtë hadith Allahu i Lartmadhëruar e ka përmendur fuqinë, për të dëshmuar se njeriut pa marrë parasysh çfarë padrejtësie i bëhet, ai të mos i nënshtrohet askujt tjetër, pos Tij, sepse Ai është i Fuqishëm, Ngadhënjimtar, Zgjidhës i problemeve, Largues i brengave, Shkatërrues i kriminelëve dhe i zullumqarëve, dhe Ndihmëtar i të dobëtëve, dhe i atyre të cilëve iu është bërë padrejtësi.
Kjo nuk do të thotë se Allahu i Lartmadhëruar e ka harruar atë, të cilit iu është bërë padrejtësi. Jo, Allahu i Lartmadhëruar nuk harron, por jep rast për të padrejtin të drejtohet dhe atij, të cilit iu është bërë padrejtësi të pret një afat të caktuar. Ai, Allahu Një, cilindo e ngritë dhe cilin do e ulë, Ai ka mundësi për çdo send. Këtë parim duhet mbjellë në mendjen e njerëzve; patjetër duhet të dimë se fuqia (ngritja) dhe dobësia (poshtërimi) janë prej Allahut si në persona ashtu edhe në shoqëri.
- Si poshtërohet njeriu?!
Njeriu poshtërohet për 4 çështje:
- DORËZIMI NDAJ SHEJTANIT, respektimi i tij dhe kundërshtimi e moszbatimi i urdhrave të Allahut të Lartmadhëruar. Vërtet, njeriu kur veten ia len në dispozicion shejtanit dhe e kundërshton Allahun, Allahu e bën të nënçmuar, të poshtëruar, të dobët dhe të varfër.
Analizo dhe vështro shejtanin, kur e ka kundërshtuar urdhrin e Allahut dhe ka refuzuar për t’i rënë në sexhde Ademit a.s., i ka thënë Allahut të Lartmadhëruar:
“A e sheh këtë [njeri – (njerëzimin)], të cilin e ke fisnikëruar dhe e ke ngritur mbi mua, nëse më jep afat, deri në ditën e kijametit, unë do t’i lidhë për frerin tim dhe do t’i përvetësoj, me përjashtim të një pakice”.
(El-Isra, 62)
Çka do të thotë “Le ehtenikene”?
Kjo fjalë burimin e ka prej “frerit”. Thuhet: “është frenuar kali”, “është frenuar kafsha”, pra i është vendosur freri në qafë. Pra, shejtani dëshiron të vendosë frerin në qafë të çdo njeriu për të tërhequr për në zjarr, sikurse ndonjëri prej nesh e tërheqë kafshën për në ahur.
Çështja e parë, e cila të bënë të poshtëruar është, kur ti je bërë pronë dhe rob i shejtanit, i je dorëzuar atij, të cilin e ka mallkuar Allahu i Lartmadhëruar.
Vëlla!!
Kurrë mos mendo se mëkati është i mirë dhe i kënaqshëm, përkundrazi është dobësi, nënçmim, varfëri, shkatërrim dhe dënim edhe pse ti ndien kënaqësi. Ta dish se ajo është kënaqësi e përkohshme dhe kalimtare, ajo është vetëm një pëlhurë e armikut tënd, shejtanit, sepse, ai dëshiron që të të shkatërrojë dhe të të poshtërojë, që ti të mos kesh në jetën tënde pavarësi në të menduarit dhe pavarësi në jetën tënde. Në vend se ti të kesh sundim mbi të, ai bëhet udhëheqës i yti, sa që të urdhëron për mëkat, e ti bën mëkat, kështu që poshtërohesh, e kundërshton dhe e humb edhe këtë botë, edhe botën tjetër. Të urdhëron t’i ngacmosh vajzat, të urdhëron për t’i shikuar gratë e huaja dhe atë çka e ka ndaluar Zoti i Lartmadhëruar; të urdhëron për prostitucion, vjedhje; të urdhëron për t’i dëgjuar gjërat e ndaluara, si: këngët, muzikën, në shikimin e programeve të ndaluara televizive; të urdhëron që ta humbësh kohën dhe jetën tënde; të urdhëron për t’u sjellë ashpër ndaj prindërve; të urdhëron të gënjesh, të shpifësh, të përgojosh, të pishë alkool, duhan, ndërsa ti vazhdimisht i vepron ato dhe e dëgjon, kështu ti bën mëkate vazhdimisht, poshtërohesh dhe e shpien veten tënde në xhehenem të kësaj bote, dhe të botës tjetër.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAHIL ALIJJIL ADHIJMË
- PASIMI I EPSHEVE
Ajo çka e bën njeriun të poshtëruar është pasimi i epsheve të tij, të cilat epshe e udhëheqin në rrugën e shkatërrimit, humbjes dhe mëkatit, sa që epshet e tij i bën zot. Zoti na ruajt!
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“A e ke parë atë, i cili epshet e tij i ka bërë zot”.
(El-Furkan, 43)
Shembull, kur njeriu kënaqësitë e kësaj bote i ka qëllim kryesor, pa marrë parasysh a e kundërshton Allahun apo jo, ky njeri kënaqësitë e kësaj bote, të përkohshme, të lehta, të cekëta, të poshtra, të cilat te Allahu Lartmadhëruar nuk peshojnë as sa fleta e mizës, i konsideron Zot të tij.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH
Për këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë:
“Ka humbur robi dinarin dhe dërhemin, mallin, rrobat e mëndafshta e kadife, nëse i epet kënaqet, nëse nuk i epet nuk kënaqet”.
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Është shkatërruar robi i dinarit, robi i dërhemit dhe robi i rrobave të mëndafshta, sepse nëse i epet kënaqet, nëse nuk i epet hidhërohet, ka humbur dhe është shkatërruar, e nëse ankohet nuk i merret parasysh ankimi”.
(Sahih buhari, 2673)
Imami, dijetari i njohur dhe shëmbëlltyra për xhihad, Shejhul Islam – Ibni Tejmije thotë:
“I robëruar është ai, i cili e ka bllokuar zemrën e tij në raport me Zotin e tij, ndërsa i pranguar është ai, i cili është pranguar prej epsheve të tij”.
- NEGATIVITETI, AGRESIVITETI , HUMBJA E NDJENJAVE DHE SHPRESAVE PËR ARDHMËRI, MOSVENDOSMËRIA NË FENË E TIJ NË THIRRJE PËR FENË E TIJ DHE PLANPROGRAMIN E UMETIT TË TIJ
Ajo çka e bën njeriun të poshtëruar është negativiteti, influenca, ai nuk merr pjesë në shërbim të fesë dhe umetit të tij, nuk ka qasje në realitetin e umetit, është indiferent ndaj vetes së tij në atë se si do ta sheh veten e tij në botën tjetër, si do të jep llogari, si do të jetë xhehenemi, xheneti, duke mos punuar dhe duke mos bërë përgatitje për botën tjetër. Ai jeton si egërsirë, pa menduar, pa logjikuar; ai nuk ka qëllim, nuk kujdeset për popullin e tij, nuk kujdeset për Kur’anin, as për sunetin, nuk kujdeset për vështirësitë, dhembjet dhe pikëllimin e umetit, nuk urdhëron në punë të mira, nuk i parandalon punët e këqija, nuk thërret në rrugën e Allahut, nuk u ndihmon muslimanëve për Allahun, as palestinezëve, as çeçenëve, as irakianëve, as Mesxhidi Aksasë së okupuar, nuk gëzohet me gëzimin e muslimanëve, nuk pikëllohet me pikëllimin e muslimanëve!
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BILAHIL ALIJJIL ADHIMË
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ju jeni populli më i miri në ekzistencë për njerëzit, sepse urdhëroni në punë të mira dhe parandaloni nga punët e këqija dhe krimi, dhe besoni në Allahun”.
(Ali Imran, 110)
Vëlla!!
Do të jesh i nënçmuar nga shkaku se nuk ke interesim, as ndjenja për vlerën që ka planprogrami yt madhështor, nuk ke ndjenjë e as interesim për vlerën e mesazhit tënd, me të cilën të ka graduar Allahu i Lartmadhëruar, që ti ta kryesh. Ti ke Kur’anin, mirëpo nuk ia di vlerën dhe nuk punon me të; ti ke sunetin, mirëpo nuk ia di vlerën dhe nuk punon me të.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BILAHIL ALIJJIL ADHIMË
- BESIMI I DOBËT NË ALLAHUN E LARTMADHËRUAR DHE VENDOSMËRIA NË BESIM
Ajo çka e bën njeriun të nënçmuar dhe të poshtëruar është besimi i dobët në Allahun e Lartmadhëruar. Besimi duhet që të jetë udhëheqës i yti në vendosmëri në Allahun, e jo me qenë: i lidhur në dikë tjetër, pos në Allahun e Lartmadhëruar, i mbështetur në dikë tjetër, pos në Allahun e Lartmadhëruar, mbështetja e furnizimit në dikë tjetër e jo në Allahun e Lartmadhëruar, të frikësuarit ndaj dikujt tjetër e jo ndaj Allahut Lartmadhëruar, duke menduar se jeta e tij dhe vdekja e tij është në dorë të tjetër kujt, pos Allahut.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BILAHIL ALIJJIL ADHIJMË
Vëlla!!
Analizo këtë thënie të të Dërguari s.a.v.s., ndoshta do të jesh i kënaqur dhe do të krenohesh në Allahun e Lartmadhëruar.
Ebi Umumet r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Vërtet Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) e ka vulosur në zemrën dhe shpirtin tim se asnjë njeri nuk mund të vdes pa e plotësuar exhelin (afatin e jetës së tij), dhe pa e harxhuar apo shpenzuar rizkun (furnizimin) e caktuar të Tij. Frikësojuni Allahut dhe kërkoni prej Tij, mos e lejoni veten për të mos kërkuar rizk prej Allahut e pastaj të kundërshtoni dhe të mos i përfillni urdhrat e Allahut. Vërtet prej Allahut përfitohet duke respektuar urdhrat e Tij”.
Pra… Kur do të jesh i nënçmuar?!
Do të jesh i nënçmuar atëherë kur bëhesh rob i shejtanit, rob i epsheve të tua, rob i të këqijave, rob i materializmit; atëherë kur humb besimin në fenë tënde, planprogramin tënd, thirrjen në fenë tënde, dhe umetin tënd; atëherë kur të bëhesh rob i besimit të dobët dhe të humbësh besimin në Allahun e Lartmadhëruar.
Vëllezër!!
Keni kujdes nga këto rrethana dhe mos iu nënshtroni rrethanave e të bëheni rob të atyre, sepse kush robërohet do të jetë i shkatërruar, dhe armikun do ta vendosë mbi kokën e vet, për të qenë i nënshtruar dhe i nënçmuar.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH
Vëllezër!!
Në të kaluarën, saktësisht në epokën tatare, kanë mbizotëruar shkaqet e nënçmimit, nënshtrimit dhe poshtërimit te disa muslimanë, dhe kjo i ka shkatërruar ata, i ka bërë të ultë, sa që një grua (femër) i ka sunduar dhe i ka vrarë!
Një grua tatare ka shkuar te dhjetë muslimanë dhe u ka thënë atyre: Nuk kam me vete shpatë që t’u vras të gjithëve, por mos lëvizni, pritni këtu derisa të shkoj ta marr shpatën dhe t’u pres. Nga frika e madhe prej tatarëve në atë kohë nuk kanë lëvizur, por kanë pritur derisa u ka ardhur gruaja dhe i ka mbytur ata.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BILAH