Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Kur’ani – rruga madhështore drejt Allahut
Ai është Kur’ani fisnik; lexo Kur’anin, vështro dhe analizo ajetet e tij, kupto domethëniet e tij, vepro me to, do të jesh njeriu më i lumturi, më i qeti dhe më i sigurti.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Tek Ai janë çelësat e fshehtësive, dhe nuk i di askush tjetër, pos Tij. Ai di çka ka në tokë e në det, dhe nuk mund të ketë fletë dushku e që mos ta dijë (se ka rënë)”.
Parafytyro sikurse i sheh fletët e dushkut duke rënë para syve tu (e që mos ta dijë (se ka rënë) dhe as një kokërr). Pra çdo kokërr, kudo që të jetë, në çdo vend, nuk bie dhe nuk lëvizë (nuk rritet) vetëm se me dijen, dhe lejen e Allahut, Krijuesit të të gjithë botëve.
“… s’ka as të njomë, as të thatë, e që të mos jetë e shënuar qartë e preciz në librin e qartë”.
(El-En’am, 59)
A, pas gjithë kësaj njohurie, ende nuk e ke forcuar bindjen në Allahun e Lartmadhëruar?!
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Allahu i merr shpirtrat në çastin e vdekjes (së njerëzve), por i merr edhe ata shpirtra (të njerëzve) që nuk vdesin, por janë në gjumin e tyre, dhe i mban ata që janë caktuar për vdekje edhe i dërgon shpirtrat e tjerë (në trupin e të fjeturve në çastin e zgjimit) për të vazhduar deri në afatin e caktuar”.
(Ez-Zumer, 42)
Gjumi është vdekje e vogël, për këtë arsye pejgamberi i Allahut – Muhamedi s.a.v.s., kur është zgjuar nga gjumi dhe i është kthyer shpirti, na ka këshilluar për lutje.
Transmetohet nga Hudhejfete bin El-Jaman se ka thënë: Muhamedi a.s., kur në mbrëmje shtrihej në shtratin e tij për të fjetur, e vendoste dorën e djathtë të tij nën anën e djathë të tij dhe thoshte:
“O Zoti im! Me emrin Tënd ngjallem (rizgjohem) dhe me emrin Tënd vdes”. Ndërsa kur zgjohej nga gjumi thoshte: “Falënderoj Allahun, i Cili më ka ngjallur pas vdekjes sime, dhe kthimi im është tek Ai”.
(Musnedi Imam Ahmedit, 22198)
Ebu Hurejrete r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Kur ndonjëri nga ju zgjohet nga shtrati i tij, e pastaj kur përsëri të kthehet në të, me rrobën e tij le ta fshijë tri herë (shtratin), sepse nuk e di çka ka pasur në të, e kur të shtrihet le të thotë: O Zoti im me emrin tënd po e vendosi trupin tim në shtrat dhe me emrin tënd e ngriti nga shtrati. Nëse shpirtin tim e merr, mëshiroje, e nëse e dërgon, dërgoje atje ku janë robërit e tu të mirë, të cilët i ruan”. Ndërsa kur të zgjohet nga gjumi le të thotë: Falënderoj Allahun, i Cili e ka siguruar trupin tim dhe e ka kthyer shpirtin, dhe më ka mundësuar që ta kujtoj Atë (Allahun e Lartmadhëruar)”.
(Suneni i Tirmidhiut, 3323. Ai thotë se hadithi i Ebu Hurejres është hadith Hasen)
Çdonjëri i cili flenë në fytyrën e tokës është e patjetërsueshme që shpirti i tij të kthehet te Krijuesi i tij, pastaj Allahu i Lartmadhëruar ia kthen shpirtin përsëri në trup për të vazhduar deri në afatin e paraparë, ndërsa atij (të fjeturit), të cilit i është caktuar që të vdesë, nuk ia kthen, sepse afati i jetës së tij ka skaduar.
A, pas gjithë kësaj njohurie, ende nuk e ke forcuar bindjen në Allahun e Lartmadhëruar?! Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Atë ditë kur do ta palosim qiellin, sikurse bëhet palosja e fletëve në libër”.
(El-Enbija, 104)
Qielli paloset në Ditën e Kijametit ashtu siç palosen fletët në libër.
Allahu Lartmadhëruar thotë:
“Dhe nuk e njohin Allahun aq sa ka fuqinë e Tij, e toka në përgjithësi në ditën e Kijametit do të kapet si në grusht (tek Allahu), ndërsa qiejt do të jenë të palosur në dorën e Tij. Qoftë i Lartësuar dhe i Lartmadhëruar Ai nga ajo çka i bëjnë idhujtari (shok-rival)”.
(Ez-Zumer, 67)
Allahu Lartmadhëruar thotë:
“Thuaj: O Zoti im, Ti je Sundimtar i të gjithë sundimeve, i jep sundim kujt do Ti, e zbret nga sundimi kënd të do Ti. E ngrit cilin dëshiron, e ulë cilin dëshiron. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde. Vërtet Ti ke mundësi për gjithçka”.
(Ali Imran, 26)
Gjithësia, me tërë tokën e saj, me qiellin, për tjerat çka i dimë e çka nuk i dimë, Allahu është pronësues i tyre dhe Ai është marrës i tyre.
A, pas gjithë kësaj njohurie, ende nuk e ke forcuar bindjen në Allahun e Lartmadhëruar?!