Pozitiviteti përgjatë edukimit

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Pozitiviteti përgjatë edukimit

 

Nuk është pozitivitet thirrja me dhunë, me nervozë dhe hidhërim. Nuk do të thotë që ai, i cili e quan veten pozitiv të ecë nëpër rrugë për t’u konfrontuar me njerëzit. Ky mendim është i gabuar.

Pozitivitetin e vërtetë e sqaron ajeti fisnik:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi, me mençuri dhe me këshillat më të volitshme dhe të mira.”

(En-Nahl, 125)

Patjetër pozitiviteti duhet të jetë i plotë dhe i sinqertë, patjetër duhet larguar nga çështjet negative, por në të njëjtën kohë nuk lejohet me thënë: Kjo nuk është çështja ime.

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Frikojuni sprovës dhe fitnes, që së paku krimi i atyre, të cilët kanë bërë krime mos t’ju kaplojë juve në veçanti.”

(El-Enfal, 25)

A e dini kuptimin e këtij ajeti?

“O ju muslimanë, frikësojuni sprovës, sepse nëse ju kaplon juve, ajo nuk e kaplon vetëm ndonjërin prej jush, por ju kaplon juve në përgjithësi!”

Por si t’i ruhemi kësaj sprove?

Rruga për t’iu ruajtur kësaj sprove është që ne të jemi pozitiv, të urdhërojmë në punë të mira dhe të largojmë prej punëve të këqija, që të mos përhapet e keqja, degjenerimi dhe shkatërrimi.

 

Transmeton Zejneb bint Xhahsh se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka hy në shtëpi i tronditur duke thënë: “La ilahe il-lallah. Mjerë për arabët nga e keqja, e cila po u afrohet. Atë ditë kur Jeëxhuxhët dhe Meëxhuxhët, dhe të ngjashmit me ta do t’i kenë punët në duart e tyre (dhe i ka bashkuar dy gishtat e mëdhenj të tij).”

Pastaj tregon Zejnebe bint Xhahsh, i kam thënë: O i Dërguar i Allahut, a do të shkatërrohemi derisa në mesin tonë  ka të mirë?! I është përgjigj: “Po, nëse përhapet me të madhe e keqja.”

Ajshja r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në kohët e fundit do të ketë përmbytje dhe fundosje në tokë, dhe dënim nga qielli.” Pastaj e kam pyetur: O i Dërguar i Allahut, a do të shkatërrohemi derisa në mesin tonë të ketë të mirë? Është përgjigjur: “Po, nëse përhapet me të madhe e keqja.”

 

Vëlla!!

Nëse në mesin tonë dominojnë mëkatet, dhe asnjë prej nesh nuk ndërmerr masa shëruese, dhe nuk e marrim pozitivitetin, ne shkatërrohemi edhe pse në mesin tonë ka të mirë.

Është thënë në “Ether”: Allahu e ka urdhëruar Xhibrilin për ta dënuar një fshat me fundosje. Xhibrili i thotë: O Zot, në të është një rob i yti, i cili është në ruku, bën sexhde dhe lutet. Allahu i Lartmadhëruar i thotë: “O Xhibril, prej tij fillo (shkatërrimin – fundosjen).”  Xhibrili i thotë: Po si kështu, o Zoti im?!

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet ai nuk ka marrë asnjëherë kurrfarë hapi për ndryshim të gjendjes pozitive për Mua.”

 

Vëlla!!
Allahu i Lartmadhëruar e ka urdhëruar Xhibrilin a.s. që të fillojë fundosjen e atij fshati prej këtij robi, derisa veç ishte duke u falur, ishte ne sexhde, ishte në ruku, edhe pse ai e adhuronte Allahun, adhurimi i tij ishte i përkufizuar vetëm në veten e tij, ai qëndronte indiferent në ndryshimin e gjendjes pozitivisht, në urdhërim në punë të mira dhe ndalim prej veprave të këqija, ai pajtohej me ta, qëndronte me ta, ishte i kënaqur me ta edhe pse e dinte se ata mëkatonin dhe bënin punë të këqija, ai nuk i urrente dhe nuk i parandalonte nga punët e këqija, nuk i largonte nga mëkatet, nuk i urdhëronte në punë të mira dhe dëgjueshmëri ndaj Krijuesit të tyre, nuk dëshironte ta ndryshojë gjendjen pozitivisht vetëm për Allahun, nuk hidhërohej me tjerët vetëm për Allahun asnjëherë, por përkundrazi i lejonte ata të qëndronin në pozitat e tyre të brishta, në mëkate, degjenerim dhe hipokrizi.

 

Shiko pra sa i rrezikshën është pasiviteti, negativiteti në shoqëri, në përgjithësi, por edhe në individ në veçanti.

 

Transmetohet nga Omer bin Hatabi r.a. se ka thënë:

“Është e mundur që për pak të shkatërrohet një fshat derisa ai është në ndërtim e sipër!”

E kam pyetur: Po si është e mundur që të shkatërrohet një fshat derisa ai është në ndërtim e sipër?

Është përgjigjur: “Kur kriminelët dominojnë dhe janë në pozita më të larta se të mirët.”

 

Po ashtu transmetohet se ka thënë:

“Nëse mëkatari mëkaton fshehtazi, dëmi e kaplon vetëm atë, ndërsa nëse bën mëkate haptazi dhe askush nuk ndërmerr masa për ta ndryshuar atë, dëmi i kaplon që të gjithë.”

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Frikojuni sprovimit, i cili ju kaplon posaçërisht juve për shkak të kriminelëve.”

(El-Enfal, 23)

Transmeton Hudhejfete bin el Jaman se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Pasha Allahun, që shpirti im është në dorën e Tij, do të urdhëroni në punë të mira dhe do të largoni nga punët e këqija, ose është dro e madhe që Allahu do të ju ndëshkoj me dënim të Tij, e pastaj do të luteni për shpëtim, por nuk do t’ju pranohet lutja.”

(“Musnedi Imam Ahmedit”, 22212. “Sahih El Xhamiu i Albanit”, 7070)

 

Vëlla!!

Pozitiviteti është arsye dhe shkak i pranimit të lutjes.

Negativiteti është arsye dhe shkak i mospranimit të lutjes.

Pozitiviteti është arsye dhe shkak i tejkalimit të sprovave dhe dënimeve.

Negativiteti është arsye dhe shkak i dënimeve dhe ndëshkimeve.

Pozitiviteti nuk është thirrje me hidhërim, nervozizëm dhe me dhunë.

Pozitiviteti është urtësi, mençuri, edukatë, sjellje dhe harmoni.

Pozitiviteti është progres dhe zhvillim.

 

Ai, i cili analizon programin madhështor të Allahut, vëren se ajeti: “Vërtet Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli, derisa ai popull ta ndryshoj gjendjen e tij.”, përfshinë dy çështje esenciale, vëren se janë dy forma të ndryshimit:

  1. Ndryshimi i gjendjes nga ana e Allahut të Lartmadhëruar

“Vërtet Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli.”

  1. Ndryshimi i gjendjes nga ana e robërve të Tij

 “Derisa ai popull ta ndryshoj vetveten e tij.”

Mirëpo, na paraqitet një pyetje shumë e rëndësishme:

Cili ndryshim paraprinë?

Ndryshimi fillon prej ndryshimit të robërve në vetveten e tyre.

Patjetër njerëzit duhet ta ndryshojnë gjendjen e tyre me qëllim që pastaj Allahu ta ndryshojë edhe më mirë. E kjo bëhet duke ndërtuar vetëm me pozitivitet dhe duke u larguar nga negativiteti.

Eja ta ndryshojmë negativitetin në pozitivitet!

Pozitiviteti i së nesërmes i shpëton vëllezërit tanë në Palestinë.

Pozitiviteti i së nesërmes i shpëton vëllezërit tanë në Irak.

Shembull tipik për pozitivitet:

Nuëman bin Bashiri r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Shembulli i atij, i cili i përmbahet ligjeve të Allahut dhe atij, i cili nuk i përmbahet ligjeve të Allahut, është sikurse në një anije udhëtojnë dy grupe njerëzish dhe njëri grup vendoset në katin e parë të anijes, e grupi tjetër në katin e dytë të anijes. Ata të cilët ishin në katin e parë të anijes kur u nevojitet uji duhej të kalonin në katin e dytë. Një ditë ata thanë: Sikur ta kishim qelë një vrimë që ta marrim ujin nga poshtë e mos t’i pengojmë ata lartë. Nëse kati i epërm e lejon një gjë të tillë dhe çka dëshirojnë ata, do të shkatërroheshin të gjithë. Nëse i mbrojnë dhe nuk i lejojnë, shpëtojnë edhe ata, edhe veten e tyre”.

(Sahihul Buhari, 2313)

Vështro kuptimin e hadithit!

Praktikuesit e ligjeve të Allahut të Lartmadhëruar janë pozitivët, të cilët urdhërojnë në punë të mira dhe largojnë nga punët e këqija.

Jopraktikuesit e ligjeve të Allahut të Lartmadhëruar janë negativët dhe shkatërruesit.

Edhe pse ata, të cilët donin ta bironin anijen, ata kishin qëllim të sinqertë, mirëpo po ta bënin një gjë të tillë dhe nuk do të pengoheshin, anija do të fundosej, e do të fundoseshin pastaj të gjithë udhëtarët së bashku me anijen, do të bëhej fatkeqësi dhe katastrofë, dhe do të mbyteshin.

Kështu ndodh nëse mëkatarët lejohen që të bëjnë mëkate dhe shkatërrime, dhe nuk pengohen e nuk urdhërohen në punë të mira, për të ruajtur kompaktësinë dhe sigurinë e shoqërisë, po mos të ketë urdhërues në punë të mira dhe ndalues nga punët e këqija, do të shkatërrohej shoqëria në përgjithësi.

 

Pejgamberi s.a.v.s. sjell shembullin, i cili tregon pasojat e negativitetit dhe frytet e pozitivitetit nëse dëshirohet të sigurohet shoqëria me anijen, në të cilën janë udhëtarët, sepse pasojat e shkatërrimit, birimit të anijes janë të menjëhershme dhe secili udhëtar fundoset, ashtu paraqiten pasojat e shkatërrimit të shoqërisë, kur shoqëria largohet prej sistemit dhe programit, të cilin e ka parapa dhe kënaqet Allahu, i shkatërron të gjithë ata, të cilët nuk qëndrojnë kundër atij degjenerimi, shkatërrimi dhe prishjes së programit të Allahut.

 

Përgjegjësia e negativitetit dhe pasoja bie mbi tërë shoqërinë, po ashtu këto pasoja bien edhe në gjeneratën tjetër nëse vazhdojnë njësoj, nuk largohen prej mëkateve, nuk i dëgjojnë urdhrat e Allahut, nuk urdhërojnë në të mirë, nuk largojnë nga e keqja, dhe nuk e riparojnë gjendjen e shoqërisë.

 

Allahu i Lartmadhëruar me të drejtë ka thënë:

“Ruajuni sprovave dhe ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq (ajo e keqe mund t’ju godas, posaçërisht juve).”

 

Përgjigja është: Sepse anija i ngjason shoqërisë në tërësi, që të dyja kanë nevojë për balancim dhe barazim, nëse njëra anë pak peshon humb harmonia, peshoja, dhe menjëherë fillon fundosja. Nëse nuk e mbajmë peshojën, balancimin e shoqërisë dhe nuk e ruajmë atë, sikurse ruhet dhe mbahet anija, shkatërrohet e tërë shoqëria. Pra, çështja është se nevojitet angazhim, urtësi dhe mençuri për ta ruajtur peshën dhe balancimin e shoqërisë, e për ta siguruar atë.

Lini një koment