Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Disa lloje të joseriozitetit
Në mesin tonë, në shumë çështje na mungon serioziteti. Unë nuk dua t’i demoralizoj të rinjtë, se e di se në mesin e të rinjve tanë është rizgjimi dhe revolucioni, mirëpo duhet të ndalemi në mëkatet tona, të metat tona, dhe mos t’i injorojmë ato, derisa të jemi në gjendje t’i shërojmë dhe t’i ndryshojmë pozitivisht, dhe ta ngritnim flamurin tonë mbi të gjithë popujt.
Ka shumë forma të joseriozitetit, po i përmendim disa prej tyre:
– Falsifikimi në provime
Si është e mundur që umeti të fitoj dhe ngrit flamurin mbi të gjithë popujt, kur studentët nuk janë serioz dhe nuk iu japin rëndësi studimit, por mbështeten në mashtrime.
Si është e mundur që umeti të fitoj dhe të ngrit flamurin mbi të gjithë popujt kur arsimtarët, profesorët, edukatorët i kalojnë studentët pa mësuar fare, kjo tregon se ato bëjnë vetëvrasje të popullit, iu ndihmojnë nxënësve dhe studentëve për tradhti, ndërsa thonë se këtë e bëjnë pse janë të mëshirshëm dhe për këtë arsye i ndihmojnë studentëve, ndërsa nuk e dinë se me këtë prodhojnë gjeneratë joserioze dhe dështuese.
Si është e mundur që umeti të fitojë dhe të ngritë flamurin mbi të gjithë popujt kur personat më eminent dhe më të përgjegjshëm u ndihmojnë tjerëve për të mashtruar, bile edhe ju sqarojnë mënyrat si të mashtrojnë dhe si të tradhtojnë.
Si është e mundur që umeti të fitoj dhe të ngrit flamurin mbi të gjithë popujt në këso mënyra.
Një njeri më ka dërguar një letër ku shkruante:
“A mendon se “Duatë” (Thirrësit në Islam) mund ta çlirojnë umetin pa zhvillim dhe pa përparim?!
Pa marrë parasysh se në letër i ka nënvlerësua Duatë (Thirrësit në Islam), për të cilën as nuk e pëlqejmë e as nuk pajtohemi, ai ka të drejtë në një pikë e ajo është se Duatë (Thirrësit në Islam) duhet të punojnë dhe të angazhohen, sikurse në punë nevojitet mund dhe lutje, pse Zoti i Lartmadhëruar nuk e ndryshon gjendjen e një populli pozitivisht, pa e ndryshuar veten, si në aspektin edukativ, të adhurimit dhe të veprimit.
Unë them: Kriza e Irakut do të përsëritet (do të zgjerohet), nëse nuk e ndryshojmë gjendjen tonë. U them qeveritarëve dhe profesorëve:
A është e logjikshme t’i ndihmuar studentëve se si duhet për të mashtruar?!
Si munden me qenë studentët e gëzuar me kalimin e provimit me mashtrim?!
Përsëritja e provimit të studentit është më e vlefshme se sa për ta ndërtuar jetën e tij mbi bazat e iluzioneve dhe të mashtrimeve.
A është e logjikshme që muslimanët vriten në Palestinë, Çeçeni, Irak, ndërsa vazhdojnë tregimet për dashuri në mes të djelmoshave dhe vajzave?!
Vëllezër!
Ju lutem, bëhuni pozitiv, shkoni te ata të cilët mendojnë negativisht dhe me butësi ktheni në anën e pozitivitetit dhe le t’i përmbahen ligjeve të Allahut, le të largohen prej mëkateve.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi e mençuri dhe me këshilla të mira.”
(En-Nahl, 125)
Joseriozët zgjoni nga gjumi!
Po më tregon një djalosh se derisa shkonte rrugës kur e dëgjon një të ri, i cili llafosej me prindin e vet në telefon, pse ia ka blerë vëllait të tij një automjet të shtrenjtë, ai dëshironte edhe atij që t’ia blejë një të tillë si të vëllait të tij.
Ky djalosh më tregonte se ka qarë për atë se si djali me babën llafosej për shkak veture.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vëllezër!
Bota është kalimtare, ndërsa aq shumë angazhohemi dhe luftojmë për të sikur të ishte e përgjithmonshme.
Bijat e muslimanëve janë zhytur në këtë botë dhe nuk kanë në çka të angazhohen, pos me kozmetikë, stolisje dhe gardërobë. Ato nuk merren me diç tjetër pos dashurisë dhe çështjeve të ndaluara.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vajzave nuk u intereson diç tjetër, pos gardërobës, veshmbathjet e ngushta, derisa ta arrij djalin, i cili iu pëlqen.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vajzave nuk u intereson diç tjetër, pos modeleve më të reja për ta përvetësuar djalin e dëshiruar.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vajzave nuk u intereson diç tjetër, pos modës e cila ua tregon formën e trupit të tyre derisa ta përvetësojnë djalin e dëshiruar.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vajzës nuk i intereson fitimi i xhenetit, apo shpëtimi prej zjarrit të xhehenemit, asaj i intereson stolisja në këtë botë dhe veprimet harame.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Bijtë tanë shkojnë në bodybilding jo për ta e strukturuar trupin për t’i ndihmuar islamit, por për t’i tërheq vajzat me trupin e tyre.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Bijtë tanë shkojnë te rrojtorja deri me orë të tëra për t’i rregulluar flokët për t’i përvetësuar vajzat.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vëllezër!
A e kuptoni se ka programe speciale satelitore te cilat shërbejnë për lidhjen në mes djemve dhe vajzave.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Vajza i thotë djalit të panjohur (nëpërmjet satelitit): Të dua, ndërsa djali i thotë vajzës së panjohur (nëpërmjet satelitit): Të dua.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Ka kanale satelitore të cilët bashkëpunojnë me shejtanët për ta shkatërruar islamin duke korresponduar me bijat tona me fjalë dashurie.
Ka edhe çështje tjera edhe më të shëmtuara.
Vëllezër!!
Në çfarë pozite jemi, ndërsa në anën tjetër muslimanët vriten, torturohen, vdesin e dëbohen?!
A është e logjikshme që prej perëndimit të pranohet ajo çka është më e keqja te ato, e për ta refuzuar ajo çka është më e mira te ato?!
E pranojmë prej tyre krimin, humbjen e moralit, e nuk e marrim prej tyre seriozitetin në punë, precizitetin dhe përpikërinë.
Si mundet umeti të zhvillohet, të përparojë dhe të ngritet, e të shërohet nga dobësia, ndërsa jeton në gjumë të thellë?!
– Kush vallëzon natën e dasmës.
Çka janë këto ahengje dhe dëfrime, derisa vëllezërit në Palestinë dhe Irak e dimë se në çfarë gjendje janë?!
– Në aheng këngëtari këndon, ndërsa djemtë e vajzat vallëzojnë.
Si është e mundur që kjo të ndodh në vendin islam. Nuk mundet që umeti të
përparoj dhe të ngrihet e ta kthej krenarin dhe vendin e merituar kur të gjitha interesimet i ka në këngë, filma dhe seriale.
Umer bin Hatabi r.a. e ka parë një djalosh duke ecur në rrugë dhe shkonte i lëkundur, dhe pasiv. Omeri r.a. e ndalë dhe i thotë: A mos jeni i sëmurë? – Djaloshi i thotë: Jo, o Emir i besimtarëve. Omeri r.a., Emir i besimtarëve i mëshon dhe i thotë: Ajo çka dëshirojmë është që asnjë prej umetit të Muhamedit a.s. të mos ecë kështu.
A mund ta kuptoni këtë?
Omeri r.a. ka dëshiruar seriozitet, gjallëri, fuqi, e jo dobësi e përtaci.
– Vajza turpërohet që t’i tregojë shoqes së saj se ajo i ndihmon nënës në punët e shtëpisë.
Si është e mundur të turpërohet prej shoqes së saj e nuk turpërohet prej Allahut, i Cili ka urdhëruar për mirësi dhe forcim të raporteve.
Po, kjo është e pranishme në vendet islame.
Po, vajzat interesohen vetëm për modelet më të reja të veshjes, për gardërobën dhe modën.
Po, vajzat interesohen vetëm për atë që sa më tërheqëse me qenë para meshkujve.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
– Adoleshentët shëtisin me vetura pandërprerë për të hulumtuar vajza e për t’u dëfryer me to.
– Adoleshentët djem dhe vajza tërë natën e kalojnë duke folur në telefon, duke
ngacmuar njëri-tjetrin dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.
– Neglizhenca për me t’iu ndihmuar muslimanëve në Palestinë, Irak dhe vende tjera islame.
Shumica e të rinjve dhe muslimanëve janë larguar nga detyrat e tyre e angazhohen në çështje të kota, të padobishme dhe që nuk kanë vlerë.
…
Mirëpo kjo është vetëm emocionalisht e asgjë më shumë.
Nevojitet seriozitet në adhurim, dhe largim nga mëkatet.
Nevojitet serioziteti, sinqeriteti në lutje, në përkushtim ndaj Allahut, për t’iu ndihmuar Allahu atyre, për t’i përkrahur për të dalur fitimtarë.
Nevojitet seriozitet në bllokadën ekonomike ndaj armiqve të tyre.
Nevojitet serioziteti në përkrahje morale e financiare dhe ndihma në të gjitha llojet legjitime.
Nevojitet mos me qenë si beni israilët dhe mos me iu përngjar atyre në mos interesim dhe joseriozitet.
Kur iu ka thënë Musa a.s. :
“O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën e ka caktuar Allahu, e mos ikni, duke ia kthyer shpinën, se do të jeni të humbur.”
(Maide, 21)
“O Musa, në atë vend është një popull kriminel, e ne nuk do të hymë në të, pa dalë ata nga aty. Nëqoftëse ata dalin prej aty, ne vetëm atëherë do të hymë.”
(Maide, 22)
“O Musa, padyshim, ne kurrë nuk do të hymë derisa ata janë aty. Dhe shko ti me Zotin tënd luftoni, e ne do të qëndrojmë ulur këtu.”
(Maide, 24)
Çfarë ishte rezultati?
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Ai vend është i ndaluar për ta, 40 vite do të enden nëpër toka, e ti mos u dëshpëro për popullin mëkatarë.”
(Maide, 26)
Do të thotë, ia ka ndaluar atyre për të hyrë në tokën e shenjtë katërdhjetë vite, e gjatë atyre katërdhjetë viteve të bredhin nëpër tokë.
Mirëpo pyetja është: Pse ndalimi me qenë 40 vite? Sepse kjo periudhë kohore është e mjaftueshme me ndryshua një gjeneratë joserioze dhe e pa interesuar për çështjet e tyre.
Vëllezër!
Për së dyti kërkoj falje se po marr kësi shembulli jo të mirë, i cili tregon për joseriozitetin dhe ajo çka është e prezente në umetin tonë: Mirëpo, po ndodh e gjithë kjo. Në Irak, në Palestinë, në Çeçeni: vriten, torturohen, e dëbohen muslimanët nga vendet e tyre.
Si mundet të zgjohet dhe të ngritet umeti kur me gjitha këto ndodhi, ngjarje e shkatërrime ndërsa askush nuk mërzitet për çështjen e islamit dhe të muslimanëve?!
Është e domosdoshme ta ndryshojmë gjendjen tonë në atë çka është në kënaqësinë e Allahut, me qëllim që ta ndryshojë gjendjen tonë pozitivisht, që të arrijmë forcën dhe krenarinë edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër.
Është e domosdoshme ta ndryshojmë vetveten, sepse Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon (pozitivisht) gjendjen e një populli, derisa ata ta ndryshojnë gjendjen e tyre.”
(Erraëd, 11)
Vëllezër!
Joseriozitetin në mesin e islamit dhe muslimanëve duhet ta zëvendësojmë me seriozitet, përpikëri, me qëllim që islami të ngrihet, të zhvillohet dhe të përparoj.
Ngatërresat, shkatërrimet duhet t’i zëvendësojmë me udhëzim dhe këshilla.
Pasimin e kriminelëve duhet ta zëvendësojmë me mbështetje dhe pasim ndaj të mirëve.
Jopërgjegjësinë duhet ta zëvendësojmë me përgjegjësi.
Duhet të ndryshojmë, të ndryshojmë, të ndryshojmë…
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon (pozitivisht) gjendjen e një populli, derisa ata ta ndryshojnë gjendjen e tyre.”
(Erraëd, 11)
Përkundër gjithë asaj çka përmendëm, ende ekzistojnë shpresat, Islami ka perspektivë dhe ardhmëria është e islamit, përpjekjet dhe evoluimi dita-ditës shtohen.
Edhe pse e keqja ekziston, kjo nuk do të thotë se e mira, të mirët dhe këshilluesit për të mirë janë zhdukur njëherë e përgjithmonë.
Të gjithë të rinjtë nuk janë negativ dhe kriminel, por zgjimi dhe kthimi te Allahu Falës veç është në lulëzim e sipër…