Objektivat e sheriatit – Kushtet të cilat burojnë nga opinionet (e dijetarëve)

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Objektivat e sheriatit – Kushtet të cilat burojnë nga opinionet (e dijetarëve)

 

Për t’u konsideruar objektivi legjitim, kushtëzohet që objektivi të jetë: i qëndrueshëm, i qartë, i saktë dhe i rregullt.

Me fjalën i “qëndrueshëm” qëllimi është që kuptimet e saj të jenë të prera në realizim ose i përafërt me qëndrimin e prerë, pra që të paramendohet realizimi.

Qëllimi me fjalën “i qartë” është kthjelltësia, deri në atë masë sa fukahatë të mos kenë kundërshtime në diagnostifikimin e saj si p.sh., sigurimi i pasardhësve për të cilin qëllim është ligjësuar kurorëzimi. Kjo është e qartë, nuk ka kurrfarë mjegullie, sikurse ajo që arrihet me kujdestari, ose që femra ligjet dhe mbetet shtatzënë me një njeri të caktuar me të cilin ka jetuar.

Qëllimi me fjalën “i saktë”. Që të ketë kuptim jo të dyshimtë, ashtu që as të mos jetë i mangët dhe as i tepërt. Shembull: Sigurimi i mendjes, që për t’u siguruar është ndaluar alkooli dhe ligjësimi i dënimit, për arsye se e largon logjikën nga njerëzit e logjikshëm.

Me fjalën “i rregullt”, qëllimi është që të mos ketë kuptim i cili ndryshon me ndryshimin e kohëve dhe të vendeve si p.sh., sipas malikijëve, atributi që të jetë i fesë islame dhe aftësia për t’u kujdesur janë kushte prej kushteve të kurorëzimit.

Kur të realizohen kuptimet e këtyre kushteve, atëherë bindemi se ato janë opinione të sheriatit dhe atëherë nuk ka arsye të konsiderohen iluzione dhe paragjykime dhe nuk mbetet alternativë përpos që të llogariten objektiv i sheriatit.

Sa i përket “iluzionit”, janë ide të cilat i shpikin njerëzit të cilat nuk kanë kurrfarë efekti që të prodhojnë një fakt në aspektin e jashtëm, si f.v., iluzioni se te i vdekuri ka diçka dhe më pastaj vjen deri te frika prej kufomës ose iket prej të vdekurit kur është në vetmi me të.

Sa i përket paragjykimeve”, janë ide të cilat i mendojnë njerëzit dhe i paraqesin në çështje konkrete, si f.v., paraqitja e personave në formë të lisave, e të ngjashme.

Iluzionet dhe paragjykimet nuk lejohet të jenë opinione të sheriatit, shembull, shpallja e pavlefshme e adoptimit e cila ka qenë praktikë e kohës së injorancës para islamike, pasi kjo çështje ka qenë çështje iluzionare.

Ose, ligji se agjëruesi nuk do ta prish agjërimin sepse ka humbur ndokush, sepse e paragjykon se e han mishin e vëllait të vet, dhe iluzioni se nuk lejohet të hipet në deve gjatë haxhit. Në librin “Muvetaë” është regjistruar se pejgamberi s.a.v.s. e ka parë një njeri duke e tërhequr pas vete një deve. Pejgamberi s.a.v.s. i thotë: -Hip. Ai i thotë: -O i dërguar i Allahut, ajo është deve. Pejgamberi s.a.v.s i thotë: -I mjeri ti, po hip në deve.

Lini një koment