Definicioni i objektivave të sheriatit dhe rëndësia e tyre

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Definicioni i objektivave të sheriatit dhe rëndësia e tyre

 

Objektivat e sheriatit, janë koncept dhe qëllime të cilat Ligjvënësi i parasheh te të gjitha ligjet ose në të shumtën e tyre, ose është pikësynim i sheriatit, dhe janë sekretet të cilat i ka vendosur Ligjvënësi në secilin ligj prej ligjeve. Mësimi i saj është çështje e domosdoshme në çdo kohë për të gjithë njerëzimin, për muxhtehidin të cilit i nevojitet për të përpiluar ligje dhe për t’i kuptuar tekstet, ndërsa për jomuxhtehidin që të mësoj sekretet e ligjësimit.

Nëse një muxhtehid dëshiron të di për ligjin e një ndodhie, ai ka nevojë që t’i kuptoj tekstet që më pastaj t’i zbatoj te ngjarjet.

Nëse dëshiron harmonizimin e argumenteve kundërthënëse ai mbështetet në objektivat e sheriatit.

Nëse e kërkon nevoja për të sqaruar ligjin e Allahut për një çështje të rezultuar nëpërmjet rrugës së kijasit apo parimit të interesit apo të istihsanit e të ngjashme, me precizitet proceson pikësynimet e sheriatit.

Është vërtetuar se sheriati është themeluar për të siguruar interesin e njerëzimit herët a vonë ose për t’ua larguar atyre dëmin, ose për t’u sjell dobi, siç e dëshmojnë faktet në vazhdimësi nëse përcillen dhe monitorohen ligjet dhe nëse e vërejmë se  kah udhëzojnë tekstet e sheriatit nga këndvështrimi parimor siç është p.sh. ajeti kur’anor:

رُّسُلًا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ

“të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) para All-llahut.(En-Nisa : 165)

dhe thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (El-Enbija : 107)

Po ashtu vërtetojnë sqarimet e ligjeve parciale. Për shembull Zoti i Lartmadhëruar për abdesin thotë:

مَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

“All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastroj dhe të plotësoj të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” (El-Maide : 6)

Për agjërimin Zoti i Lartmadhëruar thotë:

كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“Agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare : 183)

 

Për namazin Zoti i Lartmadhëruar thotë:

إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ

“Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe irritueset.” (El-Ankebut : 45)

 Për drejtimin e kibles, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَوَلُّوا وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيْكُمْ حُجَّةٌ

“Ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush.” (El-Bekare : 150)

 

Zoti  i Lartmadhëruar për xhihadin thotë:

ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ

“Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.” (El Haxh : 29)

 

Për hakmarrjen:

وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).” (El-Bekare : 179)

 

Për deklarimin e njëshmërisë së Allahut, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَا ۛ أَن تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَافِلِينَ

“dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): -A nuk jam Zoti juaj? Ata thanë: -Po, dëshmuam! Të mos thoni në ditën e kijametit: -Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.” (El-Earaf : 172)

Shitblerja është lejuar për të siguruar interesat e robërve, plotësimin e nevojave të tyre.

E ka ndaluar gjykimin në gjendje hidhërimi, këtë e ka bërë sepse në atë rast gjykimi sjell dëm dhe paqartësi sepse mendja është jashtë kontrollit.

Prostitucioni është haram dhe e keqe sepse sjell shkatërrim nëpërmjet përzierjes së farës dhe pasardhësve, dhe shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të njerëzve.

Kështu, nga secili ligj gjenden tri çështje:

E para: atributi i qartë dhe i saktë, si f.v., shitblerja, urrejtja dhe prostitucioni, e ajo është arsyeja.

E dyta: Çka gjendet në veprën, prej dëmit apo dobisë dhe kjo varet në atë se a sjell dobi apo dëme, ose urtësia e ligjësimit.

E treta: Çka rezulton prej ligjësimit prej realizimit të dobive apo largimin e dëmit, e cila quhet objektiv i sheriatit.

Kjo është specifikë kryesore e çdo ligji të sheriatit.

Çdo ligj vendoset ose për të siguruar interesin ose për të larguar dëmin, dhe për çlirimin e botës nga të këqijat dhe mëkatet, gjë që tregon se sheriati pikësynon realizimin e qëllimit të përgjithshëm dhe lumturinë e individit dhe të shoqërisë dhe sigurimin e sistemit, zhvillimin e kësaj jete me çdo gjë që ndërlidhet me sheriatin e deri në nivelet më të larta, dhe plotësimin e të gjitha të mirave të njerëzimit.

Në tërësi, ligjësimi sjell interes, dhe çka kërkon Ligjvënësi është që të realizohet e mira herët a vonë, ndërsa çdo gjë që ndalon, përfshinë largimin e dëmeve dhe shkatërrimin.

Lini një koment