Kryerja e haxhit me para të kamatës
A lejohet të kryhet haxhi prej kamatës bankare apo një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin e Allahut?
Na urdhëro dhe na sqaro, për këtë. Zoti ju shpërbleftë!
Haxhi prej kamatës është haram, haram, haram. Haxhi patjetër duhet të jetë prej pasurisë hallall. Mëkatari nuk mund t’i afrohet Allahut me mëkat.
Poeti ka thënë:
Nëse shkon ne haxh me pasurinë e përlyer,
Nuk e ke kryer haxhin, por deveja ka shkuar haxh.