Haxhi për tjetrin

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Haxhi për tjetrin

 

A mund ta kryej femra për nënën e saj?

Një grua e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Vërtetë nëna ime ka vdekur dhe nuk e ka krye haxhin. A ta kryej haxhin për të? Është përgjigjur: Po, kryeje haxhin për të. (HADITHI SAHIHË)

Një njeri derisa ishte afër të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. thoshte: “Leb-bejke an Shebremete”. Kur e ka dëgjuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: A e ke krye haxhin për vete? Ai i thotë jo!. Muhamedi a.s. pastaj i ka thënë: Kryeje haxhin për vete, e pastaj për Shebremetën. (E ka regjistrua Shafiju dhe Ahmedi)

 

Ebu Dherri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Babi im është tepër i plakur dhe nuk mund të udhëtoj as për në Haxh as për në Umre. Muhamedi a.s. i është përgjigjur: Kryeje haxhin ose umren për babën tënd. (Darëkutniju thotë se të gjithë transmetuesit e hadithit janë të besueshëm)

Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Babi im ka vdekur dhe nuk e ka kryer haxhin, a ta kryej haxhin për të?

Muhamedi a.s. i ka thënë:

“Çka mendon, po të kishte pasur babi yt borxh dhe ti ia kryen, a nuk të pranohet kryerja e borxhit, pra kryeje haxhin për të.” (E ka regjistrua Darëkutniju)

Vet mënyra e pyetjes dhe përgjigjes tregon për pranimin dhe vlefshmërinë e haxhit e jo për atë se është obligim (vaxhib). Allahu i Lartmadhëruar e di më së miri.

Lini një koment