Programi i arsyetimit në Kur’an dhe sunet

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Programi i arsyetimit në Kur’an dhe sunet

 

Zoti i Lartmadhëruar ka ligjësuar ligje për qëllime madhështore të cilat i sigurojnë njerëzve dobi dhe interes dhe ua mënjanojnë dëmin dhe ka sqaruar se duhet larguar nga veprat të cilat janë të dëmshme dhe ka kërkuar që të veprohen veprat prej të cilave ka dobi .

Në këtë vjen kundërpërgjigjja e dy grupeve, ata të cilët e mohojnë arsyeshmërinë në thelb dhe ata të cilët e pranojnë, mirëpo janë përkufizuar në atributet e qarta.

Metodat e arsyeshmërisë në Kur’anin fisnik janë të lloj-llojshme, saqë njeriu lodhet duke i dëgjuar (numëruar).

  1. Ndonjëherë shihet se e përmend atributin në të cilin është ligjësuar ligji dhe dëgjuesi e kupton se ai ligj sillet me atë atribut kudo që të gjendet ai ligj, shembull:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالًا مِّنَ اللَّهِ

“Vjedhësit dhe vjedhëses prejani duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu.(El-Maide : 38)

 

الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِائَةَ جَلْدَةٍ

“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna,.”(En-Nurë : 2)

 

وَإِذَا ضَرَبْتُمْ فِي الْأَرْضِ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَقْصُرُوا مِنَ الصَّلَاةِ ا

“Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin,.” (En-Nisa : 101)

 

إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ فَلَا يَقْرَبُوا الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ بَعْدَ عَامِهِمْ هَٰذَا

“O ju që besuat, vërtetë idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. (Et-Tevbe : 28)

 

 

  1. Ndonjëherë e përmend ligjin me shkakun e tij:

 

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا

“Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë.” (El-Haxh : 39)

 

فَبِظُلْمٍ مِّنَ الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَاتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ ا

“Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.” (En-Nisa : 160)

 

مِنْ أَجْلِ ذَٰلِكَ كَتَبْنَا عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَن قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَ جَمِيعًا

“Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligji) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë. (El-Maide : 32)

 

Ndonjëherë urdhëron për diçka dhe e barazon me atributin e tij se është më e pastër dhe më e çiltër, si f.v.,

 

قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”(En-Nurë : 30)

 

وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ا

“E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre..” (El-Ahzab : 53)

 

 

وَإِن قِيلَ لَكُمُ ارْجِعُوا فَارْجِعُوا

“e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthehuni.” (En-Nurë : 28)

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّىٰ تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَىٰ أَهْلِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.” (En-Nurë : 27)

 

 

  1. Ndonjëherë e përmend ligjin duke e arsyetuar me shkronjat arsyetuese:

لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ

“(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.” (El-Hashr : 8)

 

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَىٰ ۖ وَأَقِمْنَ الصَّلَاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًا

“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndyrësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.”  (El-Ahzab : 33)

 

وَصَلِّ عَلَيْهِمْ ۖ إِنَّ صَلَاتَكَ سَكَنٌ لَّهُمْ

“dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.” (Et-Tevbe : 103)

 

وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَّهِينٍ ﴿١٠﴾ هَمَّازٍ مَّشَّاءٍ بِنَمِيمٍ ﴿١١﴾ مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ﴿١٢﴾ عُتُلٍّ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ ﴿١٣﴾ أَن كَانَ ذَا مَالٍ وَبَنِينَ﴿١٤﴾

“Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër! (10) që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë, që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).  (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!” (El-Kalem : 10-14)

 

  1. Në shumë vende, Kur’ani fisnik urdhëron për diçka duke e treguar dobinë e tij, ose ndalon diçka duke sqaruar se po të veprohet është e dëmshme, si f.v.:

 

وَأَعِدُّوا لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ

“E ju përgatituni me sa të keni mundësi force, (mjete luftarake e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj.” (El-Enfal : 60)

 

 

 

وَلَا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ فَيَسُبُّوا اللَّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ

“Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët) pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij” (El-En’am : 108)

 

إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿٩٠﴾ إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَعَنِ الصَّلَاةِ ۖ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ ﴿٩١﴾

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. (90) Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Maide : 90, 91)

 

Po ashtu, suneti i pejgamberit, detyra e të cilit është sqarimi i ligjeve të Kur’anit:

 

لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ

“që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” (En-Nahl : 44)

 

Suneti ka treguar shumë arsyetime kur ka sqaruar Kur’anin dhe për arsyet dhe shkaqet të cilat i kanë sjellë ato ligje dhe për t’i bërë të kapshme përmendjen, që njerëzit të nxitojnë që t’i zbatojnë.

  1. Në adhurime – Sqarime të qarta për qëllimet e tyre dhe se kërkohet të përmbahen me urtësi dhe drejtësi, me lehtësi dhe me butësi. Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Abdullah ibn Amrit i cili e tepronte në adhurim duke agjëruar ditën dhe duke u falur natën dhe e pyet: A nuk jam lajmëruar se ti falesh natën dhe agjëron ditën, po ashtu veproj, i thotë, atëherë nëse t’i vepron ashtu, do të lodhen sytë e ty dhe do ta mundosh veten tënde, ndërsa ti ke obligime për veten tënde, pra agjëro dhe mos agjëro, falu por edhe flejë e pusho.

Muadhi i cili vonohej shumë në namazin e tij, i thotë: O ju njerëz, ju keni nevoja për shpejtim, dhe kush bëhet imam le të fal sa më lehtë sepse në mesin e tyre ka të sëmurë, të dobët dhe nevojtarë.

Kur në ditën e tretë nuk shkoi në faljen e namazit të teravive, Muhamedi s.a.v.s. u tha sehabeve: Unë i kam vërejtur veprimet e juaja, asgjë nuk më ka penguar të vij në namaz me ju përpos se u frikova se mos po bëhej obligim për ju.

Sa i përket testamentit, pejgamberi s.a.v.s. këtë ligj ia ka treguar Sead bin Vekasit, i cili dëshironte të linte testament dy të tretat e pasurisë pasi që kishte shumë pasuri dhe nuk e trashëgonte vetëm se një vajzë: Një të tretën lëre testament, sepse edhe një e treta është shumë (mjafton). Më mirë është që trashëgimtarët t’i lësh të pasur se sa t’i lësh të varfër, duke kërkuar prej njerëzve. Çdo pasuri që e shpenzon për të fituar kënaqësinë e Allahut, për atë do të shpërblehesh, saqë edhe veprën të cilën e bën me bashkëshorten (do të shpërblehesh).

Sa i përket lëmoshës, pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë një njeriu i cili e kishte marrë një pjesë ari sa madhësia e vezës: Ka prej jush që e jep tërë pasurinë, pastaj bëhet barrë për njerëzit.

Sa i përket hyrjes në shtëpi, pejgamberi s.a.v.s. ka sqaruar urtësinë apo arsyen për të. Me rëndësi është të kuptuarit e urtësisë. Atij i cili ka dashur që të kuptoj jashtë mureve të shtëpisë së Muhamedit a.s.: Pa kurrfarë dyshimi, kërkimi i lejes është bërë për shkak të shikimit.

Ata të cilët kanë menduar në barazimin e “Luktas” dhe devesë së humbur, pejgamberi s.a.v.s. e ka sqaruar dallimin:

Për “Luktan” ka thënë: Ushqeje dhe mirëmbaje, shfrytëzoje një vit të plotë, nëse vjen pronari, ktheja pronarit të saj, duke e sqaruar se nuk ka nevojë të merret, sepse nuk ekziston frika e shkatërrimit dhe humbjes së saj, pasi që ajo ka mundësi të shkojë në kullosa dhe në burime të ujit, ajo nuk ka nevojë që të ruhet.

Për devenë e humbur ka thënë: Çka është e jotja është edhe e saj, ajo pi ujë dhe ushqehet dhe lëre të lirë deri sa ajo të takohet me pronarin e saj.

Sa i përket bagëtisë pa pronar, pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ajo bagëti ose është e jotja, ose e vëllait tënd ose e ujkut. E ka lejuar që të merret bagëtia e humbur, por jo në mënyrë absolute, sepse i ka lënë tri alternativa, njëra prej tyre është t’i ruaj për pronarin e saj, dhe e ka ndaluar të merret deveja e humbur.

Sa i përket menstruacionit, pejgamberi s.a.v.s. ia ka sqaruar Fatimes, bijës së Ebi Habijshit, të cilës i ndërpritej gjakderdhja, asaj ia ka sqaruar dallimin në mes të gjakut të menstruacionit dhe gjakut i cili nuk është prej menstruacionit. Ai është “uruk” dhe nuk është menstruacion dhe në atë kohë është e pastër, ajo falet gjatë asaj periode dhe nuk falet në kohën e menstruacionit.

Pejgamberi s.a.v.s. është përgjigjur edhe për fryrjen e maces duke thënë se është i pastër dhe e ka treguar arsyen e pastërtisë, kur ka thënë: Nuk është e papastër sepse ato sillen rreth juve dhe rreth e rrotull juve.

Sa i përket pastërtisë së haxhiut i cili vdes gjatë ihramit (duke kryer haxhin) pejgamberi s.a.v.s. u ka thënë shokëve të tij: Mos e parfumoni sepse ai në ditën e kijametit do të ringjallet duke kënduar lutjen: Lebejkellahume Lebbejk.

Kështu pra, e ka sqaruar arsye se pse nuk duhet pastruar dhe parfumuar, e ajo arsye është se ai do të ringjallet me ihram, duke kryer lutjen: Lebejk-Allahume Lebbejk.

Kur është pyetur pejgamberi s.a.v.s. për lëngun e hurmës, ka thënë: Hurma është e mirë dhe lëngu i saj është i pastër. Që do të thotë se uji nuk bëhet i papastër me atë çka nuk ja ndryshon bazën ujit dhe mbetet i pastër.

Pejgamberi s.a.v.s. e ka shpjeguar arsyen e ndalesës së konservimit (mbylljes) së mishit të kurbaneve më shumë se tri ditë: Unë ju kam ndaluar për delegacionet që do të vinin, tani hani, jepni sadaka dhe përgatituni, ose me fjalë tjera: Unë e kam bërë (atë ndalesë) për shkak të delegacioneve.

  1. Shumicën e çështjeve të cilat i përmend pejgamberi s.a.v.s., e tregon arsyen dhe urtësinë e cila rezulton dobi të kësaj bote dhe botës tjetër.

Shembull: Hadithi i Ibni Mesudit: O ju të rinj! Kush nga ju ka mundësi fizike dhe materiale për t’u martuar, le të martohet, sepse kjo është më e dobishme për shikimin dhe për trupin, e ai i cili nuk ka mundësi, atëherë le të agjëroj. Shkak i lejimit të martesës është ruajtja e shikimit dhe trupit për të mos rënë në mëkat, të cilat Allahu ka urdhëruar që të ruhen në shumë ajete.

*Shembull tjetër: Ka ndaluar të bëhet bashkimi në martesë i gruas me hallën e saj, apo me gruan dhe tezen e saj. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nëse ju e veproni një gjë të tillë, do t’i ndërpritni marrëdhëniet farefisnore. Ngjashëm me këtë është edhe hadithi i cili ndalon blerjen e sendit të cilin është duke e blerë vëllai dhe fejesën me të fejuarën e vëllait. Arsyeja është nënçmimi i të parit.

Pejgamberi s.a.v.s. ka sqaruar ndalesën e namazit kur dielli lind apo perëndon sepse dielli lind dhe perëndon në mes të dy brirëve të shejtanit.

Pejgamberi s.a.v.s. ka nxitur që të shihet i fejuari me të fejuarën, kur ka thënë: Shikoje atë, sepse kjo ndikon që të mos pendoheni pastaj, që do të thotë më mirë, më prioritare dhe më e përshtatshme është të shihet e fejuara.

 

  1. Pejgamberi s.a.v.s. i jep përparësi largimit të dëmit ndaj sjelljes së dobisë, kur i krahason ato, si p.sh., hadithi: (Oj Aishe) Po mos të ishte populli yt në fazën fillestare të islamit, Qaben do ta ndërtoja mbi themelet e Ibrahimit.

Shembull tjetër: Po mos ta ndjeja se do ta vështirësoja gjendjen e umetit tim, do ta vonoja namazin e jacisë deri në pjesën e tretë të natës dhe do t’i urdhëroja për përdorimin e misvakut para çdo namazi. Pra, e ka sqaruar se shkak (arsye) i pengesës është që të mos vështirësohet gjendja.

Po ashtu kemi rastin e hadithit të cilin e transmeton Muslimi dhe Ahmedi nga Xhabiri r.a. me ngjarjen e njeriut i cili ka thënë: O i dërguar i Allahut, vepro drejtë. Umeri r.a. i thotë Muhamedit a.s.: O i dërguar i Allahut, më lejo ta mbys këtë hipokrit. Muhamedi a.s. i thotë: Zoti na ruajt nga një veprim i tillë, sepse njerëzit do të thonë se Muhamedi i mbyt shokët e tij. Dëmi i eliminimit (ekzekutimit) është më i madh se sa dëmi që të mos mbytej. Interesi i afrimit është më i madh se interesi me vrasje.

Shembull tjetër, hadithin të cilin e ka regjistruar Taberaniju, prej hadithit të Ibadetu bin Samedit kur ka zbritur ajeti i gurëzimit, pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Allahu u ka bërë atyre zgjidhje… (hadithë).

Njerëzit i kanë thënë Sead bin Ibadetun: O Ebu Thabit, kanë zbritur ligjet e përcaktuar, çka mendon, nëse e sheh gruan tënde me një burrë, si do të kishte vepruar.

Ai përgjigjet: Do ta kisha mbytur, sepse po të shkoja me i tubua katër dëshmitarë, këtë nuk do të kisha mundur ta realizoja, sepse do të bëhej vonë dhe pastaj unë do të shkoja dhe do të thosha, e kam parë filanin. Atëherë do të më ndëshkonin me shkopinj dhe nuk do të më pranohej dëshmia. Kjo çështje iu tregua pejgamberit s.a.v.s. dhe për këtë shkak ka thënë: Do të kishte mjaftuar mbytja, por prapëseprapë ka thënë: Po mos të isha frikësuar se një veprim të tillë do ta pasonte edhe i dehuri e edhe xhelozi.

Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ka treguar qartë lejimin e vrasjes, por në një transmetim tjetër, e ka ndaluar vrasjen për një rast të tillë, këtë e ka bërë nga frika që të mos ngatërrohet çështja dhe që të mos shtohen vrasjet me të drejtë dhe pa të drejtë.

Ndonjëherë sehabet e kanë kundërshtuar pejgamberin s.a.v.s. për çështje të dunjasë, çështje të cilat i sjellin dëm muslimanëve, ndërsa Muhamedi a.s. e ka miratuar.

Ebi Jealij el Musaliji në musnedin e tij transmeton se pejgamberi s.a.v.s. e ka dërguar Ebu Bekri Sidikin që të lajmëron se kush thotë La ilahe il-lallah do të hyn në xhenet. Umeri e dëgjon dhe e kundërshton duke thënë: Atëherë do të neglizhojnë. E Muhamedi a.s. ia pranoi atë mendim dhe nuk e mohoi, pasi që e ka vërejtur se nga ai mendim ka interes.

Ka shumë rrugë të cilat tregojnë që sheriati islam angazhohet për sigurimin e interesave dhe largimin e dëmeve.

Lini një koment