Deklarim për disa përjashtime nga ligjet e përgjithshme

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Deklarim për disa përjashtime nga ligjet e përgjithshme

 

Prej këtyre përjashtimeve, janë hadithet të cilat kanë të bëjë për dy vendet e shenjta, për Mekën dhe Medinen:

Tregon Ebu Hurejre: Kur Zoti i Lartmadhëruar ia mundësoi të çliroj Mekën, është ngritur në këmbë, e ka falënderuar Allahun, pastaj ka vazhduar duke thënë: Zoti i Lartmadhëruar e ka ndaluar elefantin për ta shkatërruar Mekën, ndërsa ia ka nënshtruar të dërguarit të Tij dhe besimtarëve. E vërteta është se më është lejuar vetëm për një moment (për një pjesë të ditës) pastaj e ka ndaluar në të (luftën) deri në ditën e kijametit, që as të mos priten drunjtë, as të mos gjuhet dhe të mos shkulen bimët, përpos në domosdoshmëri.

Është ngritur Abasi dhe i ka thënë: Përpos drunjve të llojit “hidhr” sepse ato na nevojiten për shtëpitë dhe varret tona.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Përpos të llojit “hidhr”.

 

Sa i përket Medines, pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Medineja është e shenjtë prej Airit deri në Thevr. Mos të shkulen pemët, mos të gjuhen kafshët dhe nuk lejohet të priten drunjtë, përpos nëse ndokush kullot bagëtinë e vet. Ka bërë përjashtim për kullosa në rast nevoje, për shkak se Medineja ka pasur shumë drunj dhe pemë, ndërsa në Meke nuk ka pasur.

Përfundim – Pa dyshim se suneti është i përmbushur me arsyetime ashtu siç është edhe Kur’ani, gjë që është si kundërpërgjigje ndaj mohuesve, siç janë dhahirijtë dhe si kundërpërgjigje ndaj atyre të cilët përkufizohen vetëm në atributet e përpikta duke mos shikuar urtësinë dhe interesat. Arsyetimet janë dukuri e përgjithshme në ligjet e ligjësimit, gjë që tregon se ligjet e sheriatit nuk merren vetëm nga ana e jashtme e teksteve, por merren nga ajo çka përmbajnë edhe kuptimet, edhe atributet të cilat analizohen prej tyre.

Sa i përket çështjes së ndryshimit të dispozitave në bazë të ndryshimit të interesave, kjo i përket pejgamberit s.a.v.s. si imam i muslimanëve dhe atyre të cilët vijnë pas tij me dispozita.

Lini një koment